JICA nis punen ne PKDK/ Mbahet takimi i pare i Komitetit te Perbashket Koordinues

Takimi i Parë i Komitetit të Përbashkët Koordinues (KPK) të “Projektit për Ndërtimin e Kapaciteteve për Përmirësimin e Menaxhimit të Bazuar në Ekosistem u mbajt në 3 Qershor 2021 në Hotel Divjaka Resort, në Divjake. Projekti u lançua në 16 maj, pas 7 vjetësh që nga përfundimi i projektit të mëparshëm të JICAs në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta (DKNP) në vitin 2014. Projekti titullohej “Për Konservimin dhe Përdorimin e Qëndrueshëm të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta (2012-2014)” Ndër rezultatet e projektit përfshihej hartimi i planit të menaxhimit për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të PKDK I përgatitur në Shtator 2014.

Kufijte e rishikuar te Zonave te Mbrojtura/ Mjedisoret ne proteste kunder vendimit

Grupimi i organizatave mjedisore dhe botës akademike në Shqipëri, të mbështetur nga organizata të huaja patnere, kundërshton me forcë procesin dhe rezultatet e Rishikimit të Rrjetit Kombëtar të Zonave të Mbrojtura Mjedisore në Shqipëri. Shkak për rinisjen e debatit është bërë publikimi i projekt-vendimit të KKT Nr. 10, datë 28 dhjetor 2020, që ka vendosur për përcaktimin e kufijve dhe zonimit të brendshëm të Rrjetit Kombëtar të Zonave të Mbrojtura. Vendimi është marrë pas nismës së shpallur më parë në gusht 2019 nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.