Nis zbatimi i projektit: “Rrjetezimi dhe Advokim per Aksione Komunitare te Ruajtjes se Burimeve Natyrore Lokale”

Projekti strategjik “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” zbatuar nga INCA Albania me mbështetjen e Leviz Albania projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC (Embassy of Switzerland in Albania), ka nisur se zbatuari.

Ne kuader te ketij projekti Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Klubin Ekologjik – Lezhë, Shoqatën Horizont EU – Lushnje-Divjake, Shoqatën Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit-Kukës, si dhe media lokale kanë zhvilluar nje takim ku u prezantuan objektivat dhe rezultatet e pritshme të projektit, si dhe informimi mbi rëndësine e bashkëpunimit gjithëpërfshirës midis organizatave të shoqërisë civile rreth ndikimeve direkte dhe indirekte që do të ketë zbatimi i projektit në forcimin e kapaciteteve të tyre.

Divjaka do te jete nje nga bashkite perfituese te ketij projekti ku zbatues do te jete organizata Horizont EU ne partneritet me rrjetin lokal  “Vendi yne, e ardhmja e femijeve tane”, i perbere nga 5 shoqata qe veprojne ne Lushnje dhe Divjake.

Rrjetezimi i shoqatave mjedisore dhe te shoqerise civile ne bashkepunim edhe me median lokale  kane nevoje per mbeshtetje financiare dhe forcim te kapaciteteve te tyre menaxhuese  per te  dhene nje impakt  pozitiv ne mbrojtjen e natyres nepermjet advokimit dhe lobimit .

Ne rrjetin lokal “Vendi yne, e ardhmja e femijeve tane”, bejne pjese 5 organizata

  1. Horizont EU
  2. Mirëqeverisja e Ekosistemeve Natyrore (MEN)
  3. Shoqata e Vlleheve Arumune Divjake
  4. Mendime dhe Inisiativa te Lira (MIL)
  5. Shoqata Kombetare ne Mbeshtetje te Grupeve Vulnerabel (Sh.K.N.M.G.V)

Fokusi kryesor i ketij rrjeti eshte ruajtja dhe promovimi i natyres ne pergjithesi dhe Parkut Kombetar Divjake-Karavasta ne veçanti. Forcimi i maredhenieve mes OJF-ve lokale dhe bashkepunimi per te rritur besimin ne komunitet si dhe eficencen ne cdo aktivitet duke patur partner dhe aleat median lokale e ate kombetare .

Evidentimi, publikimi apo denoncimi i cdo shqetesimi mjedisor do te jete fokusi i punes se ketij rrjeti duke bashkepunuar ngushte me komunitetin dhe pushtetin vendor.

Projekti synon të kontribuojë për ndërtimin e një qytetarie (lëvizje komunitare) aktive, partnere e njohur në procesin e qeverisjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal dhe kombëtar. Ai do të nxisë dhe mbeshtesë koalicionet e organizatave përmes qasjes së shkëmbimit te informacionit  dhe rrjetëzimit për të arritur objektiva konkretë sa i përket demokracisë dhe angazhimit qytetar në nivel vendor në bashkinë e Lezhës, Divjakës dhe Hasit. Kjo nismë do të forcojë legjitimitetin rrjeteve lokale dhe zgjerojë hapësirën ndërvepruese për të ndërmarrë veprime konkrete mbi çështje të zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore lokale me rëndësi për komunitetet që ata përfaqësojnë.