Kostumet popullore te Myzeqese

Kostumet popullore të trevës së Myzeqesë janë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe dallohen për thjeshtësinë, elegancën dhe përdorimin e materialeve natyrore. Myzeqeja, që përfshin një pjesë të madhe të fushës perëndimore të Shqipërisë (me qytete si Lushnja, Fier, Rrogozhina, etj.), ka një traditë të pasur në veshjet popullore, që ndryshojnë pak në varësi të zonave dhe gjinisë.
Karakteristikat e kostumit tradicional të femrës:
Rrobat bazë: Fustan i gjatë ose dimi (pantallona të gjera), zakonisht prej pambuku ose leshi.
Jeleku: Jelek i qëndisur me motive florale ose gjeometrike.
Shamia e kokës: E bardhë ose me ngjyra të ndezura, e lidhur në mënyra të ndryshme sipas moshës ose statusit familjar.
Përparësja (pështjellaku): Përdoret mbi fustan, me ngjyra të errëta dhe zbukurime tradicionale.
Stolitë: Varëse, rrathë, monedha të vjetra të qëndisura në jelek apo në kokë.
Kostumi tradicional i burrave:
Këmisha: E bardhë, me mëngë të gjata dhe punim të imët në jakë e mëngë.
Xhamadani ose jeleku: I qëndisur me motive të thjeshta, shpesh me fije ari ose argjendi.
Brezi: I kuq ose shumëngjyrësh, i lidhur në mes.
Tirqit: Pantallona prej shajaku të zezë ose të errët, me zbukurime në anët.
Plisi: Kapelë e bardhë që përdoret gjerësisht edhe në zona të tjera shqiptare.
Kostumet e Myzeqesë janë më pak të ngarkuara krahasuar me ato të zonave malore, por mbajnë një elegancë dhe dinjitet të veçantë që reflekton kulturën dhe jetesën bujqësore të zonës.
Kostumet popullore te Darsise
Darsia është një krahinë në qarkun e Fierit,pjesë e bashkisë Lushnjë që bën pjesë në zonën më të gjerë të Myzeqesë, por ka veçoritë e veta në veshjet tradicionale. Kostumet popullore të Darsisë ruajnë tiparet e thjeshtësisë dhe elegancës, por dallohen për disa elemente karakteristike që lidhen me mënyrën e jetesës, klimën dhe trashëgiminë lokale.
Kostumi tradicional i femrës nga Darsia:
Fustani: I bardhë, i gjatë, shpesh me qëndisje të thjeshta në mëngë dhe rreth qafës.
Pështjellaku (përparësja): E errët (zakonisht ngjyrë e zezë ose blu e thellë), me motive gjeometrike që simbolizojnë pjellorinë dhe mirëqenien.
Shamia e kokës: E kuqe, jeshile ose e bardhë, në varësi të moshës dhe rastit, e lidhur pas koke ose anash.
Jeleku: Me ngjyra të errëta dhe zbukurime të qëndisura me fije të arta ose të argjendta.
Stolitë: Monedha të vjetra, varëse të trasha metalike dhe rrathë bronzi ose argjendi.
Kostumi tradicional i burrave:
Këmisha e bardhë: Me mëngë të gjata dhe jakë të lartë, punuar me qëndisje delikate.
Xhamadani: Me ngjyrë të errët, i qëndisur në mënyrë më të thjeshtë se në krahinat malore.
Tirqit: Të drejtë, të zinj ose gri, zakonisht me zbukurime në anët e xhepave.
Brezi i kuq: I trashë, që lidhet fort rreth mesit.
Plisi ose kapelet karakteristike të fushës: Plisi përdorej në raste zyrtare apo fetare.

Pergatiti Julian Kasapii

 

Java e Shoqërisë Civile mbyllet me 4 stola të montuar në Qëndrën Shëndetësore në Toshkëz!

Horizont EU u bë bë pjesë e Javës së Shoqërisë Civile 2025 (JSHC) me aktivitetete edukuese, ndërgjegjësuese si dhe finalizimin me një aksion modest konkret pastrimin dhe paisjen me 4 stola të Qendrës Shëndetësore në Toshkëz, komuna Allkaj.
Nxënës e mësues të shkollës “Rrapi Mërtiri” si dhe banorë të zonës nën drejtimin e Horizont EU bënë pastrimin e sistemimin për ti lënë vend montimit të 4 stolave në lulishten e Qendrës Shëndetësore Toshkëz, dhuruar si pjesë e Javës së Shoqërisë Civile 2025.
Sot këta stola u montuan për ti lehtësuar sadopak banorët e zonës!

Ky aktivitet u mundësua përmes mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, si pjesë e projektit “Qëndra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile”, zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) dhe Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA).
Horizont EU

#javaeshoqërisëcivile2025 #jshc2025 #përpjekjavazhdon #BashkëPërNdryshim #Vleraqëfrymëzojnë #ZëraQëNdryshojnë

Partners Albania for Change and Development
European Union in Albania
National Resource Centre for Civil Society in Albania

 

RINIA dhe INSTITUCIONET faktorë kyc në Ruajtjen dhe përcjelljen e Vlerave të Trashëgimisë Kulturore

“Ndërgjegjësimi i të Rinjve për vlerat e Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lushnjë” mundësuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).

Sistemi Arsimor dhe nxënësit e shkollave të bashkisë Lushnjë u zgjodhën të jenë aktorët bazë të këtij projekti për shkak të një pune shumë të mirë që është bërë nga drejtoritë e shkollave dhe stafet pedagogjike në vazhdimësi lidhur me trashëgiminë kulturore dhe ruajtjen e traditës së zonës së Myzeqesë.

Koordinatori i projektit Shkëlqim Bylykbashi dhe drejtuesi podkastit, në nisje te emisionit bëri një përmbledhje të situatës aktuale si dhe ftoi të gjithë aktorët dhe dëgjuesit e radio Lushnjës të provojnë ndjesinë e të veshurit me kostume popullore dhe emocionin që provon njeriu nga kjo ndjesi e në mënyrë të vecante kostumet Myzeqare. Niko Ferro, historian, arkeolog dhe hulumtues e studiues i gjithë së kaluarës së Myzeqesë ndër shekuj iu dha përgjigje pyetjeve mbi rëndësinë që ka origjina, historia, ruajtja dhe trashëgimia e vlerave folklorike e etnografike të trevës së Myzeqesë por jo vetëm.

Niko Ferro solli në vëmëndje të dëgjuesve fillesat e valles Myzeqare dhe vecanërisht veshjet dhe simbolet që ato përcjellin me cdo element që prezantohen tek qytetarët.

Numri i palave që ka fustanella (250 të tilla) janë tregues të numrit të luftërave që janë bërë nga të parët tanë dhe që vijnë nëpërmjet simbolikës së shpehur dhe lëvizjeve të valltarëve – theksoi historiani Ferro.

Programet dhe projektet nxitëse e stimuluese për të gjithë ata individë që me punën e tyre kontribuojnë dhe realizojnë aktivitete me fokus nxitjen e të rinjve për të njohur, ruajtur e percjellë vlerat që mbart Trashëgimia Kulturore

në cdo formë që ajo serviret e që i shërben qëllimit final, rritjen e dashurisë tek të rinjtë për cdo element të së kaluarës dhe vlerave që ato mbartin duke i kthyer në pasuri kulturore e pse jo edhe me përfitim turistiko – ekonomik për gjithë të interesuarit vendas apo të huaj.

Rasti i Ismet Smirës me koleksionin e fyejve, Adriatik Rrasa në Babunjë me pasionin për gjetjet arkeologjike dhe banesa e tij e kthyer në një Muze të vërtetë apo koleksionisti i aparateve fotografikë Gjoni MIle në Krutje etj.

Roli i Pushtetit Vendor dhe vecanërisht bashkisë dhe strukturave që mbulojnë kulturën ka rëndësi të vecantë dhe duhet vlerësuar në cdo projekt të relizuar duke ofruar bashkëpunim të vazhdueshëm për përcjelljen e këtyre eksperiencave në shkolla dhe institucione të tjera si një model pozitiv dhe që ndihmon të rinjtë në socializimin e tyre si dhe krijon vlera të shtuarasa i përket ruajtjes së traditës dhe vecanërisht valles dhe veshjeve popullore aq shumë të dashura për zonën e Myzeqesë.

Duhet të ngrihen grupe pune të cilat të gjejnë elementë të vecantë në hitorikun dhe përditshmërinë e jetës e punës së tyre për ti promovuar e reklamuar me qëllim rritjen e interesit të bazuar në ekonomi dhe fluks të shtuar vizitorësh e turistësh, të cilët kanë specifikat e tyre për ti ofruar e për tu bërë pjesë e guidave të shumta.

Një paketë e tillë në bashkinë Lushnjë me Ardenicën ku vuri kurorë heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, qytetin ku u mbajt Kongresi Historik i Lushnjës dhe vëndlindjen e Vace Zelës duke i shtuar dhe disa Muze të Memories së luftës së klasave dhe persekutimit komunist në ish qëndrat e internimit në Savër e Gjazë do të ishin me shumë interes për cilindo vizitor vendas apo të huaj.

Mundësitë janë pa fund por duhet angazhim i njerëzve seriozë, të apasionuar  e profesionistë të krijojë bazat e më pas do të vijnë  përfitimet në cdo aspekt.

#meki.gov.al @www.meki.gov.al h orizont BE           https://youtu.be/1d3SZIKGf7w?si=HvV9P_5i8g7Bq3MB         https://youtu.be/1d3SZIKGf7w?si=rc7ZiJ5GMBW0IM7R