27 janar 1923 shenon nisjen e sherbimit pyjor ne vendin tone. Me nje histori shekullore situata e pyjeve po kalon probleme si e gjithe shoqeria shqiptare.
“Zdrava” shpk nje kompani lider ne tregun e agroperpunimit dhe eksportin e produkteve Made in Albania per europen dhe me gjere iu bashkangjit propozimit te Horizont EU per fushaten e mbjelljes se fidaneve me rastin e 100 vjetorit te Sherbimit Pyjor.
Perfaqesuesi i “Zdrava” shpk z. Arben Zdrava dhe nje pjese e stafit te kompanise siguruan dhe mbollen 100 fidane pishe ne nje hapsire qe Bashkia Lushnje ka vendosur ta kthej ne nje park publik per qytetaret si dhe krijimin e nje ambjenti te gjelberuar, shlodhes dhe relaksues.
Kesaj nisme te ndermare nga Bashkia Lushnje iu bashkuan edhe institucionet arsimore ku ne mbjelljen e tyre u perfshi edhe Kryetarja e Bashkise znj. Eriselda Sefa. Nisma per shtimin e siperfaqeve te gjelberuara mbetet e hapur per te gjithe personat dhe subjektet qe deshirojne ti bashkohen kesaj nisme.