“Traditat Tona” në shkollën “Kongresi Lushnjës” ngulit tek fëmijët Trashëgiminë Kulturore!

Projekti me temë: “Tradidat tona” realizuar nga 27 nxënëssit e klasës ll-b, në kujdesin e mësuese  Sonila Dervishi, ka sjellë një formë mjaft të goditur të njohjes së fëmijëve me Kostumet Popullore të trevës së Myzeqesë, Shqipërisë së Veriut dhe asaj të Mesme si një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shqiptare të cilat dallohen për thjeshtësinë, elegancën dhe përdorimin e materialeve natyrore.

Mësuese Sonila e ka shoqëruar këtë event edhe me mjaft elementë të tjerë të kulturës e trashëgimisë si objektet e shumta të përdorura nga paraardhësit tanë në jetën e tyre të përditëshme si forma të lehtësimit të gatimit, jetës komunitare.

Nuk mungonin elementet dallues deri tek instrumentat muzikorë të cilat shoqëronin familjen në jetën e tyre të përditëshme në dasma e gëzime familjare deri tek ushqimet tradicionale të sjella me dashuri e pasion nga prindërit e 27 fëmijëve të cilët përjetuan emocionalisht gjithë eksperiencën e gjyshërve e stërgjyshërve të tyre.

Kostumet popullore të shoqëruara me instrumenta muzikorë si fyelli, pipëza, ciftelia, dajre apo element tradicionalë si djepja, kotruvja, tundësii gjalpit, vorbja, havani për piperin, antikuare to ndryshme radio Iliria, mulli kafeje e piperi, pjata balte të kohës, sofra e famshme e ngrënies e gotat e rakisë që nuk i munguan eventit.

Shoqërimi me muzikë e valle popullore si dhe ushqimet tradicionale të gatuara plot pasion e kujdes nga prindërit si tava me zog e pilaf, pispili, byrek me lakra të egra, byrek me domate, petulla, kek, qumështor e revani dhe një liko apo lëng trëndafili në fund për të ruajtur sa më gjatë freskinë e aromën e këtyre vogëlushave në kujtesën e tyre dhe pjesëmarrësve të pranishëm.

Shkëlqim Bylykbashi