Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi (INCA) ne bashkepunim me Unionin Nderkombetar per Ruajtjen e Natyres (IUCN) kane nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi Organizata Mjedisore te Shoqerise Civile per fuqizimin dhe ruajtjen e natyres ne Shqiperi.
Marreveshja ka bere bashke 5 rrjete kombetare dhe lokale ku synimi eshte krijimi i rrjetit te organizatave mjedisore te shoqerise civile per te mbrojtur burimet natyrore te Shqiperise.
Marreveshja synon krijimin e nje rrjeti kombetar per te mbrojtur burimet natyrore te vendit tone.
Organizatat e Shoqërisë Civile dhe Mjedisore aktualisht e kane te veshtire te mbrojne natyren pasi jane te fragmentuar dhe te paaftë për të reaguar në mënyrë efektive ndaj presioneve të reja dhe kërcënimeve të vazhdueshme, duke perfshirë prerjet e paligjshme, peshkimin, gjuetinë dhe turizmin e pakontrolluar dhe aktivitetet në ngritjen e rekreacionit; erozionin bregdetar, zjarret, ndotjet, urbanizimin, ndikimet dhe ndryshimet klimatike.
Te gjithe keto problematika qe po shkaterrojne natyren e vendit tone do te jene ne fokusin e te gjithe pjesemarresve te kesaj marreveshje per te reaguar si nje ze me i fuqishem kender fenomeneve qe demtojne natyren.