Ka kaluar më shumë se një muaj që nga nisja e folezimit të Pelikanit kaçurrel në Divjakë. Sot kolonia numëron 65 fole, shifra më e lartë e regjistruar në 25 vitet e fundit në Shqipëri, ndërsa shpresa për rritje te mëtëjshme të numrit të folezuesve për këtë sezon mbetet ende e gjallë.