Në kuadër të projektit: “Rrjetëzim dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” anëtarët e rrjetit “Vendi Ynë e Ardhmja e Fëmijëve Tanë” u bënë pjesë e një diskutimi publik nëpërmjet valëve te Radio Lushnja si dhe live në fb dhe rrjete sociale.
Mendimi dhe experienca e Ermelinda Myzeqarit, përfaqesuese e (MIL) Mendime dhe Inisiativa te Lira, Josif Kruti, përfaqesues i Shoqatës së Arumunëve të Shqipërisë Dega Divjakë,
Adriatik Gega, përfaqesues i Shoqatës Kombëtare në Mbështetje të Grupeve Vulnerabël (ShKMGV), Shkëlqim Bylykbashi përfaqësues i Horizont EU (HEU) Lushnjë si dhe Edi Halilaj përfaqesues i Radio Lushnja diskutuan mbi mënyrën dhe format që duhen ndjekur për rritjen dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile në nivel lokal por jo vetëm.
Bashkëpunimi dhe kordinimi janë domosdoshmeri të cilat sigurojnë pjesëmarrje të cdo grup moshe dhe vecanërisht rrisin besimin e komunitetit dhe garancinë e nevojshme për pjesëmarrjen e tij në cdo nisëm me karakter publik e aq më tepër në interes të tij në zonën apo lagjen ku banon……
Për më shumë informacion ndiqni të plotë emisionin në linkun e mëposhtëm