Mesazhi i Kryetarit

Te nderuar bashkeqytetare,

Ndaj me te githe Ju kenaqesine per te qene sa me afer njeri-tjetrit tashme dhe nepermjet faqes tone ne Internet. Roli dhe rendesia e Mjedisit apo ngritja nivelit kulturor te komunitetit per te ruajtur dhe permiresuar mjedisin ku jeton e punon, tashme eshte nje detyrim per veten tone dhe per brezat e ardhshem per nje jete dhe mjedis te qendrueshem. Kjo sigurisht qe kerkon pune dhe angazhim te plote qe ka te beje me ndryshimin dhe vecanerisht te ofrimit te ndihmes, bashkepunimit dhe vecanerisht modeleve pozitive ne kete drejtim. Horizont EU eshte nje organizate e cila kryen aktivitetin e saj ne rrethin e Lushnjes, ka qene nje nga partneret me te rendesishem per Bashkine Lushnje, komunen Ballagat lidhur me ideimin, hartimin dhe zbatimin e projekteve ne dobi te komunitetit te qytetit te Lushnjes.

Shoqata nga ana e saj eshte dhe synon te jete ne te ardhmen bashkepunetorja me e mire e Bashkise Lushnje dhe Institucioneve te tjera kulturore dhe mjedisore per te patur gjithnje e me shume nje mjedis te paster e te shendetshem per te gjithe. Po keshtu, mendojme se roli i femijeve e te rinjve ne mbajtjen sa me paster te tij eshte i nje rendesie jetike dhe per kete arsye shoqata Horizont EU ka patur dhe vazhdon te kete nje bashkepunim te frytshem  me Zyren Arsimore dhe me Drejtorite e Shkollave 9 vjecare te qytetit te Lushnjes. Fale bashkepunimit te ketyre Institucioneve dhe nxenesve qe mesojne ne keto Institucione me Horizont EU tashme kemi nje numer me te madh pemesh dekorative neper shkolla, me shume kosha per hedhjen e mbeturinave si dhe nje partner qe ne cdo situate ofron ndihmen e kerkuar.

Po keshtu edhe aktivitetet kulturore te ofruara nga kjo shoqate ne funksion te ambjentit dhe disa prej tyre me efekt dhe sfond pastertine e vendit ku jeton dhe sidomos ne ambjentet publike, kane patur ndikimin e tyre edukativ.

Vlen te theksohet bashkepunimi dhe partneriteti i qendrueshem qe shoqata Horizont EU ka me Mediat ne qytetin e Lushnjes me qellim pasqyrimin sa me korrekt te aktiviteteve qe kjo shoqate realizon ne qytetin e Lushnjes.

Ju ftojme qe te beheni pjese e bashkepunimit per nje mjedis te paster e te shendetshem per te gjithe ne, sot dhe per brezat e ardhshem.

Miqesisht,

Shkelqim BYLYKBASHI

Kryetar