Kjo qëndër është e vetmja e këtij lloji në vendin tonë e hapur me qëllim për të rehabilituar dhe kthyer në natyrë llojet e faunës së egër që gjenden të gjymtuara, të sëmura apo në gjendje të dobët fizike.
Aktualisht në qendrën e rehabilitimit po trajtohen disa lloje shpendësh, si huta, shkaba dhe pelikani kaçurrel, të treja këto pjesë e listës së kuqe të faunës së Shqipërisë.
Qëndëra ndodhet në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe menaxhohet nga AdZM Fier.
Aktualisht po behet gati, qe te kthehet ne natyre huta Saranda. Ajo tani është e gatshme per te perballuar jeten ne liri.
Nderkohe vazhdon rikuperimi i shkabes Mokos. Analizat e ditëve te fundit hodhen poshte tezen e helmimit nga metalet e renda. Prej ardhjes se saj ne Qender, pesha e saj është rritur me 0.8 kg.