Parku Kombetar i Divjakes ka nje vemendje te shtuar keto dite per shkak te nisjes se sezonit turistik si dhe te rritjes se fluksit te turisteve.
Organizimi i punes nga drejtuesit e Parkut, AdZM si dhe bashkepunimi i kesaj administrate me te rinjte e zones perreth parkut, ka rritur numrin e vrojtuesve apo ruajtesve dhe njeherazi te guidave per cdo vizitor apo grupe turistesh.
Ngrohja e kohes por edhe dimri kane krijuar probleme te cilat kane nevoje per nderhyrje duke prere ferrat apo hequr pemet e rena nga stuhite dhe shirat e dimrit per te pastruar shtigjet dhe lehtesuar kalimin e vizitoreve neper park.
Prej disa vitesh Parku Kombetar Divjake – Karavasta ka nje numer vizitoresh e turistesh ne rritje per shkak te menaxhimit te kujdesshem dhe bashkepunimit efektiv mes institucioneve, konkretisht mes AdZM dhe Bashkise duke perfhsire ketu edhe grupet e interest si shoqatat e peshkatareve, biznesi i zones apo operatoret turistike.
Sipas Ardian Kocit, dr ArZM Fier, kete vit shpresojme te dyfishojme numrin e vizitoreve dhe turisteve ashtu sikurse eshte dyfishuar numri i pelikaneve qe po folezojne ne lagune, fale sigurise dhe ruajtjes me roje qe kemi realizuar per kete specie gjate gjithe periudhes se celjes se vezeve. Po keshtu eshte shtuar edhe numri i specieve qe popullojne zonen ne saje te kushteve te krijuara nga administrate e perkushtuar si dhe qetesia e ambjenti i duhur duke bere te mundur kthimin e tyre pas nje periudhe te gjate largimi nga Parku.
Ajri i paster, bukuria natyrore si dhe resurset natyrore te zones qe te shoqerojne ne cdo hap te udhetimit ne brendesi te ketij parku, jane nje atraksion turistik qe ja vlen ta vizitosh duke e mbushur mjaft kendshem nje dite argetimi e shplodhje.