7 Korriku – Dita e pranimit në UNESCO e pyjeve të vjetër të ahut të zonës së Lumit të Gashit dhe Rrajcës.
Me datën 7 korrik 2017, Komiteti i Trashëgimisë Botërore i mbledhur në Krakovë – Poloni, miratoi zgjerimin e zonës së Trashëgimisë Botërore të pyjeve të vjetër të Ahut me dy zona nga Shqipëria, duke i përfshirë ato në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – Lumin e Gashit (Tropojë) dhe Rrajca (Përrenjas)
Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s ka miratuar zonën e pyjeve të ahut të lumit të Gashit të Shqipërisë dhe Rrajcës, dy zona të mbrojtura në nivel lokal, në Listën e Trashëgimisë Botërore si një zgjerim i zonës së Trashëgimisë Botërore të pyjeve të ahut primar të Karpatet dhe Pyjeve të Ahut të Gjermanisë.
Vendimi u mor në sesionin e 41-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në Krakov, Poloni.
Ekspertët shqiptarë që kanë punuar në aplikimin e UNESCO-s, kanë përshkruar zonat e miratuara si ishujt e fundit të pyjeve të virgjër që mbeten në Shqipëri.
Rrajca ndodhet në luginën e sipërme të Bushtricës brenda kufijve të Parkut Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës në pjesën verilindore të Librazhdit në rajonin e Elbasanit.
Zona është gjithashtu një habitat i rëndësishëm për rrëqebullin e Ballkanit, një lloj i mbrojtur në Shqipëri.
Këto zona natyrore të Shqipërisë, tashmë zona të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, gjithashtu shërbejnë në zhvillimin e turizmit dhe përpjekjet për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.