Në vazhdim të aktiviteteve në kuadër të projektit “Promovimi i rimëkëmbjes së gjelbër në sektorin e pyjeve në Shqipëri” mbështetur nga UNDP Albania, përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve, Fakulteti i Shkencave Pyjore dhe ekspertë ndërkombëtarë, demonstruan në terren shembuj të trajtimit të grumbujve pyjorë të ahut.
Menaxhimi i pyjeve të ahut sa më afër natyralitetit të tyre për të arritur në rezultate sa më optimale në moshën e
shfrytëzimit dhe duke ruajtur vazhdimësinë e prodhimit, është një nga sfidat që përballet jo vetëm vendi yne por gjithë rajoni e më gjerë.
Përdorimi i softuerëve në planifikimin dhe mbarështimin e grumbujve është një mundësi e mirë ku teknologjia ndimon në planifikimin e ndërhyrjeve dhe optimizimin e rezultateve.
Marrëdhëniet e ndërlikuara midis ekosistemeve pyjore, energjisë dhe ndryshimeve klimatike, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve.
Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së dhe Axhenda e Gjelbër e BP-së
Shkëmbimin e praktikave më të mira nga vendet evropiane
Hartimin e akteve nënligjore bazuar në Ligjin për Pyjet dhe adresimi i çështjeve gjinore në sektorët e pyjeve dhe energjisë.
Gjate aktivitetit për Ngritjen e Kapaciteteve u theksua gjithashtu rëndësinë e qasjes së afërt me natyrën e silvikulturës në përgjigjen ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike, ruajtjen e biodiversitetit dhe përafrimin me Taksonominë e BE-së.
U dhanë shembuj të masave të tilla, veçanërisht në pyjet e ahut dhe pyjet Brdy në Republikën Çeke. Në ditën e dytë pjesëmarrësit kanë zhvilluar ekskursionin gjysmëditor “Zbatimi i udhëzimeve pranë natyrës në një park-burim pyjor të Dajtit.