Ne kuader te projektit ”Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” i financuar nga Leviz Albania dhe zbatuar nga Insituti per Mbrojtjen e Natyres ne Shqiperi (INCA) ne partneritet me Klubin Ekologjik – Lezhe, Shoqaten Horizont EU – Lushnje, Shoqaten “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit-Kukes” eshte zhvilluar nje takim me qellim diskutimin dhe orientimin mbi rruget dhe menyrat per advokimin dhe lobimin per zgjidhje te dy prej problemeve me te rendesishme te dala nga pyetesori i organizuar me banore te Njesive Administrative te bashkise Divjake. Dy ishin problemet e mprehta qe pasqyroheshin nga pyetesori.
– Mbetjet urbane në fshatin Gur pranë lagunes se Karavastase, brenda zones së mbrojtur.
– Përdorimi i pesticideve në zonat bujqësore të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta
Ne kete takim ishin prezente 5 keshilltare te Keshillit Bashkiak Divjake.
Vangjelie Kruti keshilltare
Elvira Koci keshilltare
Mimoza Thomaj sek KB Divjake
Shpetim Sheshi keshilltar
Landi Veliu keshilltar
Keshilltareve ju prezantua projekti dhe pyetesori me rezultatet e tij nga dy perfaqesues te rrjetit lokal Shkelqim Bylykbashi per Horizont EU dhe Josif Kruti per Shoqaten e Arumuneve te Shqiperise dega Divjake si dhe ju kerkua mendim lidhur me menyren e funksionimit te praktikave te aplikuara ne KB Divjake mbi kalimin si prioritet per Bashkine te pikes per menaxhimin e mbetjeve urbane. Ka nje deshire te dukshme per te mbeshtetur qytetaret per zgjidhjen e problemit por gjithashtu ka edhe nje mangesi te njohjes se praktikave ligjore nga keshilltaret per te ndermare inisiativa te cilat nuk burojne nga bashkia dhe kryetari i saj.
Pergatitja e nje projekti dhe perfshirja e shifrave si ndihma orientuese dhe ofrimit te realitetit mbi demet financiare dhe ato mjedisore jane hapi i pare qe duhet te pergatise bashkia nepermejt KB per te percjelle ne qeveri nepermjet ministrive te linjes.
Nga biseda e hapur u vendos qe ne takimin e radhes dhe institucional ne KB per te mare informacion me te detajuar te dy palet mbi situaten reale dhe me pas advokimin ne nivel bashkiak dhe lobimin ne linje ministrie. Ne muajin shtatot ose tetor do te prezantojme situaten ne KB Divjake. 5 Keshilltaret prezent ne takim do te informojne koleget e tyre mbi rendesine e ketij propozimi dhe zgjidhjen e transportit te mbetjeve per ne inseneratorin e Fierit e njeherazi daljen jashte funksionit te pikes aktuale se grumbullimit te mbetjeve dhe kthimin e saj ne nje ambjent te gjelber.
Gjate bisedes me sekretaren e pergjitheshme te bashkise Klevisa Rrudha, morem informacionin me te fundit mbi situaten per transportin e mbetjeve ne incinerator. Sipas sek Rrudha ka filluar prej nje muaji te dergohet nje sasi prej 12 – 13 ton ne incinerator por ngritja e cmimit te karburantit dhe mungesa e alokimit te buxhetit nga qeveria per te mbuluar transportin kane vene ne veshtiresi bashkine Divjake. Ne muajin shtator sasia e mbetjeve per ne incinerator do te dyfishohet cka do te lehetesoje deri ne eleminim piken e grumbullimit te mbetjeve ne zonen e mbrojtur.
Dr. i sherbimeve ne bashkine Divjake, Dilaver Zela qe mbulon edhe sherbimin e pastrimit shprehet me nota pozitive per mbylljen shume shpejt te pikes se mbetjeve ne Gur nese gjerat do te funksionojne sipas skenarit te bashkise.