Në parkun kombëtar të Divjakës ndodhet një pishë e vjetër gati 400 vjeçare. Pisha e madhe është 35metër e gjatë, me një perimetër prej 6metrash dhe diametër dy metra. Ka mbijetuar për një kohë të gjatë pasi rrënjët e saj janë të thella dhe të shëndetshme.
Pisha e madhe gati 4shekullore ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve të huaj. Druri më i vjetër i pyllit,është një nga monumentet e pyllit të Divjakës. Në vitin 1997 kjo pishë është dëmtuar nga vënia e një dinamiti dhe i ka rezistuar falë sistemit të fuqishëm që ka kjo pishë.
Më pas në vitin 2003 ka pasur një rast zjarri por falë ndërhyrjes së shpejt nga banorët u mundësua mosdëmtimi i kësaj pishe gjigande.