
Aftësi dixhitale për Përfshirje Sociale: Aftësimi dixhital i të rinjve dhe grupeve në nevojë si promotor i punësimit dhe ekonomisë.
Horizont EU në partneritet me Praktika.al këtë të shtunë dt 22 nëntor organizuan ditën e dytë të trajnimit për aftësimin dixhital të të rinjve dhe grave nga shtresat në nevojë për të aksesuar në mënyrë më të lehtë tregun e sotëm të punës nëpërmjet kurseve për të rritur mundësitë e tyre për punësim.


Aftësitë dixhitale dhe aftësitë e buta ishin në fokus të trajnimit që organizata Horizont EU, në partneritet me Praktika.al, organizuan sot në qytetin e Lushnjës, për të rinjtë dhe grupet në nevojë. Me konkretisht, grupet sociale u njohën me platformat online www.puna.gov.al si një platformë publike e cila adreson vendet e lira të punës (kërkues dhe ofrues të vendeve të punës) për çdo qytet dhe per shume profile. Gjatë sesionit të trajnimit u diskutuan temat: Përdorimin bazë të kompjuterit dhe internetit, aftësitë për përdorimin e platformave online si dhe Përpunimi i informacionit – gjetja, vlerësimi dhe përdorimi i burimeve online Po kështu, u dhanë njohuri të përgjithshme për platformën www.e-albania.al, një platformë publike e cila siguron të gjithë dokumentet e nevojshme zyrtare për në një kohë të shpejtë dhe pa kosto.