Menaxhimi i Zonave te Mbrojtura ne Shkoder, thirrje per “Mbrojtjen e Deltes se Bunes”

Në kuadër të projektit “Mbrojtja e Deltës së Bunës” dhe Thirrjes për Grantet e Vogla, përfaqesuesit e IUCN, INCA dhe ARZM Shkodër zhvilluan një takim me Prefektin e Qarkut Shkodrës, ku u diskutua mbi Komitetin e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura, Shkodër, duke qenë se dhe projektet e përzgjedhura do të jenë në zbatim të Planit të Menaxhimit “Peisazhi i Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë”.

Nga gaforret tek balenat, nga bakteret tek njerezit, plastika ne detet tona po demton jeten gjate gjithe zinxhirit ushqimor

Zogjtë e ujit
Shkencëtarët nga Universiteti i Tasmanisë raportuan javën e kaluar që gëlltitja e plastikës ka efekte negative në shëndetin e zogjve të ujit.

Studimi zbuloi që zogjtë që kishin ngrënë plastike kishin rritje anormale dhe funksioni i organeve të tyre kishte rënë.

Ngrënia e plastikës vret shumë specie; më shumë se një milion zogj ngordhin çdo vit nga plastika.

Divjake, 2-fishohet kolonia e Çafkave

Numri i larte i specieve te gjallesave si ato ujore, shpendeve dhe gjitareve qe jetojne ne zonen e Parkut Kombetar Divjake-Karavasta, rrit edhe më shumë rolin e ketij parku si zona më e rëndësishme për larminë biologjike në Shqipëri dhe rajon.

Me përfundimin e sezonit të folezimit 2019, Shoqata Ornitologjike Shqiptare (AOS) dhe specialistet e AdZM Fier kane kryer monitorimin e kolonisë së Ҫafkave dhe Karabullakëve në Divjakë me qëllim verifikimin e numrit të saktë të foleve dhe përshkrimin e përbërjes specifike të kolonisë.