Horizont EU dhe MEN ne “aksion” per rritjen e rolit te Keshillit Bashkiak Divjake mbi PKDK

Ne kuader te zbatimit te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” pjese e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore te Shoqerise Civile per te promovuar mbrojtjen e natyres ne Shqiperi”, te financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi – INCA, dy organizatat partnere Horizont EU dhe MEN kane organizuar takime konsultuese dhe lobuese me drejtuesit e dy institucioneve te rendesishme ne bashkine Divjake, Zyren Arsimore dhe Keshillin Bashkiak.
Fadil Malko ne emer te MEN dhe Shkelqim Bylykbashi ne emer te Horizont EU kane parashtruar konkretisht cfare duan te realizojne ne kete faze te dyte te zbatimit te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin”.