“E kemi tepruar zullumin”

Nga Arben Kallamata

Kjo figure më poshtë tregon historinë e Tokës. Planeti ynë llogaritet të jetë krijuar rreth 4.5 miliardë vjet më parë. Oksigjeni në atmosferë u shtua para 2 miliardë vjetësh. Pastaj, pasi kaluan 250 milion vjet filluan të lindin qelizat e para me bërthamë, si fillim i jetës në tokë. Prej tyre u zhvilluan bimët dhe kafshët e para të planetit. Para 200 milion vjetësh në tokë u çfaqën si zotër të gjithëpushtetshëm dinosaurët, të cilët e mbajtën planetin në kontroll për 65 milion vjet. Format e para të njerëzve, shumë të ndryshme nga ne, u çfaqën përpara 2 milion vjetësh. Domethënë, nga 4 miliardë e 500 milionë vjet, toka i ka kaluar të paktën 4 miliardë dhe 498 milionë vjet pa njerëz, ose pa qenie të ngjashme me njerëzit. Njerëzit e ngjashëm me ne janë çfaqur më së shumti këto 200 mijë vjetët e fundit.

???????? ???̧????? (????????? ???????)

Pelikani kaçurrel është shpendi me hapjen e krahëve më të madhe në Evropë dhe një ndër më të mëdhenjtë në botë. Duhet të ndihemi me fat, që vendi ynë është 1 prej 8 vendeve të Evropës ku ky lloj riprodhohet. Pelikani kaçurrel në Shqipëri folezon vetëm në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Ora e Tokes ne kushtet e COVID-19/ AdZM Fier mbjell pisha e vetme ne PKDK

Çdo vit të shtunën e fundit të marsit, njerëzit në të gjithë botën fikin dritat për të treguar mbështetjen e tyre ndaj planetit.Nëse kërcënimet e tanishme për mjedisin vazhdojnë me të njëjtin ritëm, jeta do të zhdukej, pasi të gjithë kemi nevojë për ajrin, ujin dhe ushqimet. Njerëzit duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të ndaluar kërcënimet ndaj klimës dhe biodiversitetit.