
Në datën 11 prill ora 14:00 në ambjentet e shkollës “Kongresi i Lushnjes” ku në orët e pasdites bëjnë mësim nxënësit e shkollës “Skënder Libohova” u bë prezantimi i projektit “Rinia si faktor ndryshimi ne realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.
Në takim merrnin pjesë nxënës të klasave te 8-ta të shkollës “Skënder Libohova” ku një pjesë e tyre janë edhe banorë të bllokut ku do të realizohet projekti në Rajonin Nr 4.


