
Më datë 14 Shkurt 2023, në sallën e Këshillit Bashkiak Lushnjë u bë prezantimi i fillimit të zbatimit të projektit: “Rinia si faktor ndryshimi në realitetin mjedisor dhe sportiv” i cili po zbatohet në qytetin e Lushnjës nga Horizont EU.

Më datë 14 Shkurt 2023, në sallën e Këshillit Bashkiak Lushnjë u bë prezantimi i fillimit të zbatimit të projektit: “Rinia si faktor ndryshimi në realitetin mjedisor dhe sportiv” i cili po zbatohet në qytetin e Lushnjës nga Horizont EU.

Horizont EU po zbaton në qytetin e Lushnjës projektin “Rinia si faktor ndryshimi në realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, organizata Horizont EU kërkon të organizoje disa programe mediatike dhe realizimin e nje spoti publicitar.
Subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 26 Shkurt 2023, në adresën e e-mailit: [email protected] ose në adresën postare: Lagja: Kongresi, rruga “Arben Vogli”, A&B Center, Lushnje
Kontakt: 0692068229

Në kuadër të projektit ”Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” i financuar nga Leviz Albania dhe zbatuar nga Insituti per Mbrojtjen e Natyres ne Shqiperi (INCA) ne partneritet me Klubin Ekologjik – Lezhe, Shoqaten Horizont EU – Lushnje, Shoqaten “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit-Kukes” u zhvillua një takim me mediat dhe gazetarët lokalë të qytetit të Lushnjes dhe Divjakës. Takimi i datës 15 shkurt mes disa prej anëtarëve te rrjetit “Vendi Ynë e Ardhmja e Fëmijëve Tanë” pati në fokus të tij një nga temat më të nxehta të realitetit, advokimin dhe përdorimin e këtij instrumenti për arritjen e objektivave të saja si rrjet.