
Në datën 4 prill ora 13:00 në ambjentet e shkollës 18 tetori u bë prezantimi i projektit “Rinia si faktor ndryshimi ne realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.
Në takim merrnin pjesë nxënës të klasave te 10-ta të shkollës ku një pjesë e tyre janë banorë të bllokut ku do të realizohet projekti në Rajonin Nr. 4.
Takimin e hapi kordinatori i projektit Shkëlqim Bylykbashi i cili u shpjegoi nxënësve të pranishëm rëndësinë që ka angazhimi i qytetarëve në aksione me bazë komunitare në përgjithësi dhe rolin e rinisë dhe nxënësve në veçanti.


