Të rinjtë e Divjakës mbyllin trainimin me mbjellje pishash në Parkun Kombëtar

Dita e tretë e trajnimit me të rinjtë e bashkisë Divjakë u finalizua me mbjelljen e 100 fidanë pishe të butë! Pas trajnimit për të ngritur njohuritë e të rinjve në Bashkinë Divjake për burimet natyrore dhe vlerat e tyre, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e tyre, INCA dhe shoqata “Horizont EU” në kuadër të projektit “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” financuar nga #LëvizAlbania, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, mbjellja e fidaneve ishte mbyllja e një programi tre ditor “Kamp rinor për komunitetin e të rinjve” me qëllimin e informimit dhe angazhimit të tyre në aksione konkrete advokimi për ruajtjen e burimeve natyrore dhe vlerave të tyre.

 

Horizont EU dhe INCA/Trajnim tre ditor me të rinjtë e bashkisë Divjake

Për të ngritur njohuritë e të rinjve në Bashkinë Divjake për burimet natyrore dhe vlerat e tyre, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e tyre, INCA dhe shoqata “Horizont EU” në kuadër të projektit “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” financuar nga LëvizAlbania, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, po zhvillon një program tre ditor “Kamp rinor për komunitetin e të rinjve” me qëllimin e informimit dhe angazhimit të tyre në aksione konkrete advokimi për ruajtjen e burimeve natyrore dhe vlerave të tyre.

Nga Artan Rama/ “Kur Erjon Braçe dhe qeveria punojnë së bashku për të shkatërruar Zonat e Mbrojtura”

Nga Artan Rama

Erion Braçe, deputeti socialist i Qarkut të Fierit dhe përfaqësues i banorëve të Divjakës që, prej afro 30 vjetësh, qëndron i ulur në të njëjtën karrige në Kuvendin e Shqipërisë, ka prodhuar së fundi, një video-selfi kundër Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, një prej institucioneve të reja kombëtare, në përbërje të së cilës punojnë, plot pasion e përkushtim, një numër rejnxhërsash të rinj, vajza e djem, mbrojtës së pasurive natyrore të vendit.