Pastrim dhe ndergjegjesim/ Horizont EU aktivitet ne Rajonin nr. 4 Lushnje

Në datën 13 Prill ora 09:30 në ambjentet e bllokut të banimit të lagjes Gafurr Muco, Rajoni nr 4, në kuader të projektitRinia si faktor ndryshimi ne realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje, u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësimi dhe pastrimi.

Ore edukative me nxenesit e shkolles “S. Libohova”/Horizont EU vijon projektin

Në datën 11 prill ora 14:00 në ambjentet e shkollës “Kongresi i Lushnjes” ku në orët e pasdites bëjnë mësim nxënësit e shkollës “Skënder Libohova” u bë prezantimi i projektit “Rinia si faktor ndryshimi ne realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.

Në takim merrnin pjesë nxënës të klasave te 8-ta të shkollës “Skënder Libohova”  ku një pjesë e tyre janë edhe banorë të bllokut ku do të realizohet projekti në Rajonin Nr 4.

Horizont EU/ Ore edukative dhe ndergjegjesuese ne Gjimnazin 18 Tetori!

Në datën 4 prill ora 13:00 në ambjentet e shkollës 18 tetori u bë prezantimi i projektitRinia si faktor ndryshimi ne realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.

Në takim merrnin pjesë nxënës të klasave te 10-ta të shkollës ku një pjesë e tyre janë banorë të bllokut ku do të realizohet projekti në Rajonin Nr. 4.

Takimin e hapi kordinatori i projektit Shkëlqim Bylykbashi i cili u shpjegoi nxënësve të pranishëm rëndësinë që ka angazhimi i qytetarëve në aksione me bazë komunitare në përgjithësi dhe rolin e rinisë dhe nxënësve në veçanti.