10 Maji – Dita e Pelikanit Kaçurrel!

Pelikani Kaçurrel, apo i njohur ndryshe si Pelikani Dalmat, (Pelecanus Crispus) simbol i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, tashmë prej 6 vitesh, ka ditën e vet Kombëtare.

Dita e Pelikanit, është një ditë ku organizohen aktivitete ndërgjegjësuese dhe promovuese të vlerave natyrore dhe ekoturistike të këtij lloji në zonën e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta si dhe në zonat e tjera ligatinore të Shqipërisë, ku jeton kjo specie.

Horizont EU vazhdon turin e orëve të edukimit dhe ndërgjegjësimit me nxënësit e shkollave!

Horizont EU vazhdon turin e takimeve në shkollën 9-të vjecare “Skënder Libohova”, ku u organizua ora e dytë edukative dhe ndërgjegjësuese në kuadër të projektitRinia si faktor ndryshimi në realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.

Angazhimi i te rinjve dhe kontributi i tyre per ndryshimin e cilesise se jetes ne komunitet!

Angazhimi i te rinjve dhe kontributi i tyre per ndryshimin e cilesise se jetes si ne zonat urbane dhe ato rurale eshte teper i rendesishem.
Pikerisht me kete teme u zhvillua dhe emisioni Udhekryq ne radio Lushnja nga shoqata Horizont EU e cila po zbaton projektin Rinia si faktor ndryshimi në realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.