
Ruajtja, njohja dhe promovimi i vlerave kulturore të trevës së Myzeqesë dhe vecanërisht të bashkisë Lushnjë e Divjakë ishin pjesë e diskutimit në Podkastin e realizuar me guidën Migen Avdullaj në Radio Lushnja. Horizont EU është duke realizuar projektin “Ndërgjegjësimi i të Rinjve për vlerat e Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lushnjë” mundësuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI). Me këtë projekt Horizont EU ka për qëllim rritjen e numrit të njerëzve kryesisht të rinj të cilët do të ruajnë, promovojnë e trashëgojnë ndër breza vlerat e kostumeve dhe valleve popullore si dhe objekteve kulturore.


KURORA E BALLAGATIT është një nga shumë produktet e ekspozuara në Panirin “Ditët e Bujqësisë” hapur nga dt 23 – 25 prill në bashkinë Lushnjë.