Sinjalistika dhe shtigjet në Pyllin e Gjenerukës pjesë e Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta në fokus të Horizont EU

Pylli i Gjenerukës si pjesë e Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta është në fokus të Horizont EU lidhur me sinjalistikën dhe shtigjet që përshkrojnë këtë pjesë të Parkut me një bimësi në rritje dhe mjaft atraktive për tu exploruar nga vizitorët apo biciklistët për shkak të relievit dhe gjelbërimit tundues.

Alarm nga Dubrovniku/ Ndotja e lumenjve, ana e errët e Shqipërisë turistike

Ndoshta ka ende shumë shqiptarë që nuk u bën përshtypje fakti që plehrat e Shqipërisë përfundojnë në det, pikërisht aty ku plot naivitet besohet se përmes turizmit po ngrihet e ardhmja e vendit. Edhe kur lumenjtë shndërrohen në kanale ujërash të zeza që përfundojnë në plazhe apo kur grumbujt e mbetjeve plastike pushtojnë brigjet dhe detet, as sytë e atyre që paguhen për të parë, as kamerat e “mediave“ të zhytura në banalitet, botoks dhe llucë otomane, nuk arrijnë të shohin asgjë.