Natyra ne krize, Raporti i Vleresimit Global mbi Biodiversitetin dhe Sherbimet e Ekosistemit

Raporti i Vlerësimit Global mbi Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit, publikuar më 6 Maj 2019, nga Platforma Ndërqeveritare e Politikave të Shkencës për Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit, vlerëson se për shkak të ndikimit njerëzor në mjedis në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, biodiversiteti i Tokës ka pësuar një rënie katastrofike, të pa parë në historinë njerëzore.

Rreth 82% e biomasës së gjitarëve të egër ka humbur, ndërkohë që kërcënohen me zhdukje 40% e amfibëve, pothuajse një e treta e koraleve shkëmbinj formues, më shumë se një e treta e gjitarëve detarë dhe 10% e të gjitha insekteve.

Nga 29 Prilli deri më 4 Maj 2019, përfaqësuesit e 132 vendeve anëtare të IPBES(1) u takuan në Paris, Francë, për tu njohur me raportin e plotë të IPBES dhe miratuan për politikë bërësit një përmbledhje të tij, e cila u publikua më 6 Maj 2019.

International-Biodiversity-feature-imageRaporti i Vlerësimit Global është një vlerësim i nivelit global të ndryshimeve në biodiversitetin e Tokës që kanë ndodhur gjatë pesëdhjetëviteve të fundit. Ai nxjerr një pasqyrë të gjerë të zhvillimit ekonomik dhe efektet e tij mbi natyrën në atë periudhë. Raporti është një përpjekje bashkëpunuese nga 145 autorë nga 50 vende, të prodhuara gjatë një periudhe trevjeçare dhe të mbështetur nga kontributet e 310 autorëve.

Raporti i Vlerësimit Global përmban rreth 1,700 faqe duke vlerësuar mbi 15,000 botime shkencore dhe raporte nga popujt indigjenë. Autorët e raportit janë kryesisht studiues të shkencave natyrore, një e treta janë studiues të shkencave sociale dhe rreth10% janë studiues ndërdisiplinorë.
Raporti i IPBES është një analog i raporteve nga Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike (IPCC). Duke përfshirë Raportin e Pestë të Vlerësimit të IPCC-së, synon të formojë një bazë shkencore për vendimet e informuara politike dhe shoqërore mbi politikat e biodiversitetit.

Është raporti i parë i Kombeve të Bashkuara mbi gjendjen globale të biodiversitetit që nga Vlerësimi i Ekosistemit të Mijëvjeçarit të botuar në 2005.

biodiversitet_1.jpg.crop_display_0Raporti shqyrton shkallën e rënies së biodiversitetit dhe zbuloi se efektet negative të aktiviteteve njerëzore në speciet e botë sjanë “të paprecedentë në historinë njerëzore”: një milion specie, duke përfshirë 40% të amfibëve, pothuajse një e treta e koraleve shkëmb-ndërtuese, më shumë se një e treta e gjitarëve detarë dhe 10% e të gjitha insekteve, janë të kërcënuar me zhdukje.
Që nga shekullii 16-të, të paktën 680 lloje të vertebrorëve janë zhdukur.

Deri në vitin 2016, midis gjitarëve, më shumë se 9% e racave të bagëtive ishin zhdukur dhe 1000 raca të tjera kërcënoheshin me zhdukje. Autorët kanë shpikur shprehjen “speciet e vdekura që ecin” për më shumë se 500,000 specie që ende nuk janë zhdukur, por, për shkak të ndryshimeve ose reduktimit të habitateve të tyre, nuk kanë shanse për mbijetesë afat gjatë.
Sipas Raportit, kërcënimi mbi diversitetin e specieve është shkaktuar nga njeriu.

Shkaku kryesor është kërkesa e njerëzimit për tokë, e cila privon lloje të tjera nga habitatet e tyre. Gjatë 50 viteve të fundit, popullsia njerëzore në botë është dyfishuar dhe biodiversiteti ka pësuar një rënie katastrofike. Më të rëndësishmet, pyjet tropikale janë prerë për ti lënë vendin kullotave e bagëtive në Amerikën e Jugut dhe për plantacione për vaj plame në Azinë Juglindore. Rreth 32 milion hektarë të pyjeve tropikale u shkatërruan në mes të viteve 2010 dhe 2015, në krahasim me 100 milion hektarë të humbur në dy dekadat e fundit të shekullit të 20-të. Tashmë 85% e ligatinave të botës kanë humbur.

download (3)Biomasa totale e gjitarëve të egër është ulur me 82%, ndërsa njerëzit dhe kafshët e tyre të fermave tani përbëjnë 96% të të gjithë biomasës së gjitarëve në Tokë. Përveç kësaj, që nga viti 1992 kërkesa e tokës për vendbanimet njerëzore është më shumë se dyfishuar në mbarë botën; dhe njerëzimi ka bërë që 23% e tokës së Planetit, të degradohet ekologjikisht dhe të mos përdoret më. Bujqësia industriale konsiderohet të jetë një nga kontribuesit kryesorë në këtë rënie.

Mbi peshkimi është një nga shkaqet kryesore të humbjes së specieve në oqeane. Rreth 300-400 milion ton metalesh të rënda, tretës, llum toksik dhe mbetje të tjera, hyjnë çdo vit në ciklin e ujit nga objektet industriale. Që nga shekullii 19-të, shkëmbinjtë nënujorë të koraleve në botë janë përgjysmuar.

Pasojat socio-ekonomike përfshijnë humbjen e kërcënuar të prodhimit të ushqimit, për shkak të humbjes së insekteve polinatorë, në vlerë prej 235$ dhe 577 miliardë dollarë në vit; dhe humbjen e parashikuar të mjeteve të jetesës deri në 300 milionë njerëz, për shkak të humbjes së zonave bregdetare si pyjet e mangrovës (lloj bimesie që rritet në bregdet).

kafshetRaporti arriti në përfundimin se “shoqëria duhet të zhvendoset nga një fokus i vetëm i orientuar drejt rritjes ekonomike”.

Raporti u bën thirrje vendeve të fillojnë të përqëndrohen në “rivendosjen e habitateve, rritjen e ushqimit në më pak tokë, ndalimin e prerjeve ilegale dhe peshkimit, mbrojtjen e zonave detare dhe ndalimin e rrjedhjes së metaleve të rënda dhe ujërave të zeza në mjedis”.

Ai gjithashtu sugjeron që vendet të zvogëlojnë subvencionet e tyre ndaj industrive që janë të dëmshme për natyrën dhe të rrisin subvencionet dhe fondet për programet e dobishme për mjedisin.

Mbledhja e sesionit të 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në vitin 2010, nëpërmjet një resolute, kërkoi që Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin të thërriste një takim plenar për të krijuar një Platformë Ndërqeveritare për Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit (IPBES). Në vitin 2013 u miratua një kornizë fillestare konceptuale për plenarin e ardhshëm IPBES.