Ne kuader te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” pjese e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore te Shoqerise Civile per te promovuar mbrojtjen e natyres ne Shqiperi”, financuar nga BE dhe zbatuar nga INCA, dy Organizatat Horizont EU dhe Mireqeverisja e Ekosistemeve Natyrore (MEN) organizuan nje takim ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta me qellim, promovimin e perdorimit te qendrueshëm te burimeve natyrore te ekosistemit te PKDK.
Takimi u krye ne ambjentet e jashtme te Qendres se Vizitoreve te PKDK ne respekt te ligjit per te ruajtur distancimin fizik. 32 persona te pranishem si perfaqesues te pushtetit vendor, perfaqesues te Zyres Arsimore, komuniteteve fetare, kryepleq te fshatrave dhe perfaqesues te biznesit ne zonen e Parkut. Po keshtu merrnin pjese edhe stafi i AdZM se bashku me perfaqesues te organizates INCA, gazetare lokale dhe korespondente te mediave qendrore, perfaqesues te shoqatave te ndryshme qe operojne ne zone.
Krijohet Forumi per Mbrojtjen e Parkut Kombetar Divjake – Karavasta (FMPDK).
22 korrik i ketj viti do te mbahet mend si data e krijimit te nje nga organizmat vullnetare me te interesuara e aktive te ngritur deri tani me pjesemarrjen e shume aktoreve vendore dhe te interesuar si asnjehere per ruajtjen e pasurise natyrore ne PKDK e me gjere si dhe per menaxhimin e kesaj pasurie si nje mundesi e mire per te siguruar te ardhura ekonomike nepermjet turizmit dhe formave te ndryshme te ofrimit te sherbimit. Prezantimi i ketij forumi u be ne prani te grupit te gazetareve te ftuar per turin si dhe miqve e dashamiresve prezent ne takim.
Shkelqim Bylykbashi kr. i HEU beri prezantimin e personave te zgjedhur me kujdes si anetare te forumit si dhe nje pershkrim te ecurise se projektit te zhvilluar ne PKDK ku nenvizoi edhe problematikat e evidentuara gjate zbatimit te projektit.
1 – Vend grumbullimi i mbeturinave prane lagunes se Karavastase, si nje problem qe nuk mund te mare zgjidhje pa perfshirjen e te gjithe aktoreve, vecanerisht pushtetit qendror si autoriteti pergjegjes.
Komuniteti i zones ne fshatin Gur e ka ngritur si nje problem tejet te madh depozitimin e mbetjeve ne kete pjjese te Parkut. Cdo dite sasia e mbetjeve shtohet cka e rendon situaten dhe e ben akoma me te veshtire rikuperimin e demit mjedisor te shkaktuar tek banoret nga djegia dhe tymi, prishja e ekosistemit, ndotja e burimeve ujore nentokesore dhe bashkimi i tyre ne Lagunen duke shkaktuaar dem te madh tek gjallesat e kenetes. Gjithashtu perben edhe nje rrezik serios per kalimin e mikroplastikes ne peshkun e Lagunes duke kaluar me pas edhe tek njerezit. Bashkia e pranon situaten por nuk sheh te mundur zgjidhje tjeter per momentin deri ne venien ne funksion te Incerenatorit ne Fier. Shkak jane politikat e qeverise per perqendrim te grumbullimit te mbetjeve ne Landfilde dhe kosto e larte qe ka menaxhimi i mbetjeve sipas standarteve qe kerkon Bashkimi Europian. Gjasat tregojne se kjo do te mare zgjidhje me venien ne funksion te Landfillit ne Fier, investim i cili eshte ne proces dhe nuk dihet se sa do te zgjase.
2 – Peshkimi i pakontrolluar si dhe nevoja per funksionimin e kanalit qe lidh Lagunen me detin ne menyre qe te vitalizohet peshkimi eshte nje nga problemet me te medha per lagunen dhe PKDK. Problemi eshte ngritur vazhdimisht nga specialistet ku bie ne sy ai i veteranit te peshkimit Fadil Malko. Pamvaresisht shqetesimeve te ngritura ne nivele deri tek Ministri z.Blendi Klosi duket se interesa politike lokale e mbajne situaten ne kontroll duke e justifikuar me aspektin social dhe ekonomik te punonjesve qe perdorin lagunen dhe pasurine e saj. Kjo situate e pare ne aspektin e pasurise publike dhe rendesise qe ka per mjedisin dhe gjallesat qe jetojne ne Lagune nuk justifikohet aspak. Problemet e shumta ne Lagune vijne nga keqmenaxhimi i gjuetise se peshkut dhe mungesa e kontrollit te peshkatareve dhe gjithe atyre qe perdorin lagunen me varka, me rrjeta dhe me grep ne cdo sezon te vitit dhe ne kushte flagrance te hapur me rregullat me minimale te gjuetise ne ujera te mbyllura. Mosfunksionimi i kanaleve qe lidhin lagunen me detin. Mungesa e komunikimit me detin ul sasine e oksigjenit ne uje duke rrezikuar
3 – Mbeturinat plastike qe sjell lumi Shkumbin apo hedhja e mbeturinave ne ambientet e parkut nga pushuesit e papergjegjshem. Mbetjet e plastikes qe hedhin pushuesit e ndryshem kryesish ata vendas, te cilet pasi konsumojne nje dreke ne ambientet e pyllit nuk i cojne ato ne koshat po i len aty duke dhene nje imazh te keq per vizitoret e tjere por edhe nje ndotje qe i behet pyllit. Situata e krijuar nga kjo ndotje ka bere qe stafi i ADZM Fier se bashku me shoqata dhe vullnetare te krijojne here pas here aksione pastrimi ne keto zona.
Problematike mbetet situata e vjeter me mbeturinat qe sjell lumi Shkumbin. Mbetjet e ndryshme qe hidhen ne basenin e ketij lumi nga persona te gjate te gjithe rrjedhes se tij ne periudha te ndryshme vecanerisht gjate dimrit perfundojne te gjitha ne plazhin e PKDK. Impianti i ngritur me investimet e Ministrise se Turizmit ne grykederdhjen e lumit shkumbinme vlere mbi 1 mil dollare doli jashte perdorimit qe ne vitin e pare te venies ne funksion. Fima u zhduk pa bere asnje tentative per ta riparuar cka krijon dyshime te forta per vete Ministrine dhe projektin apo formulimin e kontrates mes paleve. Duket qe Mbetjet e plastikes qe hedhin pushuesit e ndryshem kryesish ata vendas, te cilet pasi konsumojne nje dreke ne ambientet e pyllit nuk i cojne ato ne koshat po i len aty duke dhene nje imazh te keq per vizitoret e tjere por edhe nje ndotje qe i behet pyllit. Situata e krijuar nga kjo ndotje ka bere qe stafi i ADZM Fier se bashku me shoqata dhe vullnetare te krijojne here pas here aksione pastrimi ne keto zona.
Problem tjeter me mbeturinat jane edhe ato qe sjell lumi Shkumbin. Mbeturinat qe hidhen ne basenin e ketij lumi gjate te gjithe rrjedhes se tij ne periudhen e dimrit perfundojne te gjitha ne plazhin e PKDK.
Z. Bylykbashi kerkoi nga te pranishmit perfshirjen ne ruajtjen e pasurive natyrore dhe kthimin e tyre ne nje mundesi per punesim dhe krijim te ardhurash nepermjet miremenaxhimit dhe bashkepunimit me te gjithe aktoret lokale. Advokimi eshte menyra me e mire dhe kjo ka shume forma per tu realizuar.
Forumi per mbrojtjen e PKDK perbehet nga:
1 – Ermelinda Myzeqaari Mendime dhe Inisiativa te Lira (MIL)
2 – Sokol Krasniqi – Imami xhamise Babunje
3 – Eduart Kishta – Kryeplak i fshatit Adriatik
4 – Josif Kruti – Shoqata e Vlleheve Divjake
5 – Altin Hila – Guide per turiste
6 – Ndriçim Malko – Peshkatar ne zonen e parkut
7 – Fadil Malko – Mireqeverisja Ekosistemeve Natyrore MEN
8 – Shkelqim Bylykbashi – Horizont Europian HEU
9 – Avdi Snalla – N/Kryetar i Bashkise Divjake
10- Llazar Stasa – Drejtor i Zyres Arsimore Divjake