Keshillit Bashkiak Lushnje i duhet urgjentisht hapesira dhe transparenca

Keshillit Bashkiak ka qene ne fokus te takimit te dt 26 shtator me qytetare te ndryshem te bashkise Lushnje te cilet u informuan nga kryetari i keshillit z. Erjet Dhima mbi aktivitetin dy vjecar te keshillit.Realisht takimi kishte per qellim Keshillin Bashkiak i cili ne kushtet aktuale qe kryen aktivitetin e tij e ka te veshtire te kete nje transparence te plote pasi ambjentet ku zhvillohen mbledhjet jane te pamjaftueshme per keshilltaret, administraten e nevojshme ne raste kur duhet te mbrojne materialin e relatuar per Keshilltaret dhe qe nuk ka fare mundesi per pjesemarrjen e qytetareve ne salle. Transmetimi i mbledhjeve te Keshillit Bashkiak ne kohe reale per qytetaret behet me nje mangesi te theksuar te audios, ndricimit, me nje kamera te vetme dhe qe degjohen me veshtiresi keshilltaret e vendosur ne rreshtin e pare prane kameras, ndersa kehilltaret e tjere nuk degjohen pothuajse fare dhe akoma me keq menyra e te servirurit per qytetaret e ben te pakuptueshme cfare diskutohet dhe cili eshte qendrimi i cdo keshilltari per materialin e radhes. Mungojne standartet minimale per sigurimin e informacionit apo informimin sa me mire te komunitetit. Pjesa me e madhe e popullates apo qytetareve nuk kane asnje informacion permbledhes per te kuptuar apo qe te dine se cfare ka ndodhur ne mbledhjen e radhes se Keshillit Bashkiak dhe cili ka qene qendrimi qe ka mbajtur keshilltari qe i perfaqeson. Nje forme e mire qe do te ndihmonte qytetaret e do te sherbente ne rritjen e transparences eshte konferenca per shtyp i nje grupi keshilltaresh apo kryesise, nje dklarate per shtyp gjithashtu dhe do te ishte mrekulli nese ky keshill do te zbatonte vendimet e mara po nga ai vete ku urdheron bashkine Lushnje sipas “Vendimit te Keshillit Bashkiak nr 36, dt 24/04/2020 mbi rishikimin e Rregullores ne mbeshtetje te ligjit 8417dt 21/10/1998 i ndryshuar ligji nr 8548 dt 11/11/1999 “Per Ratifikimin e Kartes Europiane te Autonomise Vendore“ se duhet te krijoje kushtet financiare per transmetimin e plote te Mbledhjeve te Keshillit Bashkiak edhe ne nje nga mediat e qytetit.  Kane kaluar 5 vjet nga ky vendim dhe asnje veprim nga bashkia per te zbatuar kete vendim sin je detyrim ligjor. Ne keto kushte te funksionimit kur edhe vete Keshilltaret nuk ndihen mire per gjithe procesin qe kryen ky keshill dhe paqartesine qe ka pas cdo mbledhje te radhes per qytetaret dhe vendimet qe u moren, nje dalje publike ne media e disa keshilltareve te cilet jane pjese e komisioneve apo subjekteve te ndryshme politike te kene mundesine te informojne qytetaret mbi rendesine e vendimit qe do te marrin apo qe kane marre duke interpretuar rrethanat dhe qellimin e vendimarrjes.

Nje veprim i tille nuk cenon aspak veprimtarine e Keshillit, por perkundrazi e forcon ate dhe rrit besimin tek qytetaret vecanerisht ne situaten e hapjes se negociatave per anetaresim ne BE.

Prej shume kohesh flitet per nje ndryshim pozitiv te ketij realiteti por akoma nuk ka nje propozim konkret qe te sjelle fillimin e ndryshimit te standarteve te kerkuara, pasi realizimi i ketyre standarteve ka rruge te gjate per te bere si nga Keshilltaret, administrata e bashkise por edhe qytetaret qe akoma votojne per subjekte politike dhe jo emra keshilltaresh.

fotot me siper jane mare nga filmimi i trasmetuar live i mbledhjes dhe cilesia nuk eshte e duhura

foto e mare gjate mbledhjes duke folur mesuesi Rrapi Prendi