Bëni një gjë sot për të ndihmuar në uljen e kërcënimit ndaj specieve detare. Më 20 dhjetor 2013, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (UNGA), në seancën e 68-të të saj, në të cilën u nënshkrua Konventa për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër (CITES), shpalli datën 3 mars si Ditën Botërore të Jetës së Egër për Kombet e Bashkuara, me qëllim përkujtimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi kafshët dhe bimët e egra të botës.
Rezoluta e UNGA përcaktoi gjithashtu Sekretariatin e CITES si facilitues për respektimin global të kësaj dite të veçantë për kafshët e egra në kalendarin e OKB-së. Dita Botërore e Kafshëve të Egra është bërë tashmë ngjarja më e rëndësishme vjetore botërore e dedikuar për kafshëte egra. Dita botërore e kafshëve të egra do të festohet në vitin 2019 nën temën “Jeta nën ujë: për njerëzit dhe planetin”, e cila përputhet me qëllimin e 14-të mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm të OKB-së. Oqeani përmban gati 200,000 specie të identifikuara, por në fakt numri mund të jetë në miliona. Globalisht, vlera e tregut e burimeve dhe industrive detare dhe bregdetare vlerësohet në 3 trilionë dollarë në vit, rreth 5% të PBB-së globale. Mbi tre miliardë njerëz varen nga biodiversiteti
detar dhe bregdetar për jetesën e tyre. Bota detare ka mbështetur qytetërimin njerëzor dhe zhvillimin për mijëvjeçarë, nga sigurimi i ushqimitnë materiale për artizanat dhe ndërtim. Ajo gjithashtu e ka pasuruar jetën tonë në mënyra të ndryshme kulturore, shpirtërore dhe rekreative. Kapaciteti i jetës nën ujë ndikohet rëndë nga përpjekjet për të ofruar këto shërbime, pasi
oqeanet e planetit tonë dhe speciet që jetojnë brenda saj janë nën kërcënimin e vazhdueshëm të sulmeve të furishme. Pothuaj 40% e oqeanit tani ndodhet nën ndikimin e shumë kërcënimeve mjaft serioze dhe të drejtpërdrejta të shfrytëzimit të specieve detare, si dhe kërcënimeve të tjera si ndotja, humbja e habitateve bregdetare si dhe ndryshimet klimatike. Këto kërcënime kanë një ndikim të fortë në jetët dhe mjetet e jetesës së atyre që varen nga shërbimet e ekosistemeve detare, veçanërisht gratë dhe burrat në komunitetet bregdetare. Kjo është Dita e parë botërore e kafshëve të egra që përqendrohet në jetën nën ujë. Ajo përbën një mundësi të mirë për të rritur ndërgjegjësimin mbi diversitetin e jetës së detit, rëndësinë vendimtare të specieve detare për zhvillimin njerëzor si dhe mbi mënyrën se si të sigurojmë vazhdimësinë e ofrimit të këtyre shërbimeve për gjeneratat e ardhshme.