Horizont EU & Praktika.al trajnojnë të rinjtë e grupet në nevojë për aftësimin digital.

Aftësitë dixhitale dhe aftësitë e buta ishin në fokus të trajnimit që organizata Horizont EU, në partneritet me Praktika.al, organizuan sot në qytetin e Lushnjës, për të rinjtë dhe grupet në nevojë. Me konkretisht, grupet sociale u njohën me platformat online www.puna.gov.al si një platformë publike e cila adreson vendet e lira të punës (kërkues dhe ofrues të vendeve të punës) për çdo qytet dhe per shume profile. Gjatë sesionit të trajnimit u diskutuan temat: Përdorimin bazë të kompjuterit dhe internetit, aftësitë për përdorimin e platformave online si dhe Përpunimi i informacionit – gjetja, vlerësimi dhe përdorimi i burimeve online Po kështu, u dhanë njohuri të përgjithshme për platformën www.e-albania.al, një platformë publike e cila siguron të gjithë dokumentet e nevojshme zyrtare për në një kohë të shpejtë dhe pa kosto.


Gjithashtu, u zhvillua edhe një seance ne lidhje me aftesitë e buta që duhet të zotërojnë individët për tu bërë pjesë e tregut të punës. Më konkretisht, u dhanë njohuri për: Komunikimi i mirë – aftësia për të shprehur qartë idetë dhe për të dëgjuar aktivisht si dhe Puna në grup – bashkëpunimi efektiv me kolegët.
Këto sesione trajnimi u zhvilluan në kuadër të projektit: Aftësi dixhitale për Përfshirje Sociale: Aftësimi dixhital i të rinjve dhe grupeve në nevojë si promotor i punësimit dhe ekonomisë, i cili po zbatohet nga organizata Horizont EU në partneritet me Praktika.al
Ky projekt po realizohet me mbështetjen financiare të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile-AMSHC.
#agjenciapermbeshtetjeneshoqerisecivile
#horizonteu
#praktika.al