Horizont EU monton tabelat e para të sinjalistikës në Shtegun e Gjenerukës, pjesë e Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta

Horizont EU në kuadër të projektit “Përmirësimi i Biodiversitetit dhe Infrastrukturës Turistike në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta” organizoi 3 orë  praktike me shkollës 9-të vjeçare Gërnenj. Bashkëpunimi mes Horizont EU dhe AdZM Fier, vecanërisht për Parkun Divjakë – Karavasta me specialistin Ervin Allushi dhe nxënësit e klasave të 8-ta u zhvillua në terren si pjesë e projektit në vijim ku në orët e mëparshme po me këta nxënës u realizuan orë teorike si dhe shënuam një pjesë të mirë të shtigjeve rreth zonës ku jetojnë apo edhe mësojnë si rasti i shkollës që ndodhet pranë Pyllit të Gjenerukës, pjesë e PKDK.

Nxënësit u paisën secili me nga një vegël si bel, levë, cekic dhe mjete të tjera ndihmëse, doreza, videator, për të montuar një pjesë të sinjalistikës së shtegut të Gjenerukës, fillimi i Shtegut nga Gërmenj në drejtim të Babunjës me gjatësi 14 km. Nxënësit në hyrje të këtij Shtegu të parkut morën shpjegimet përkatëse si duhen vendosur tabelat, pozicioni i tyre, përbërja dhe jetëgjatësia, thellësia e nguljes së pjesës së drurit në tokë 40 – 50 cm e njëherazi duke ju testuar gjatë punës njohuritë bazike mbi termat dhe sinjalistikën e përdorur për orientimin e vizitorëve dhe përdoruesve të pyllit (shtegut).

Mbasi ju shpjegua rëndësia e sinjalistikës dhe roli i saj në orientimin dhe përdorimin sa më praktik të saj në terren, nxënësit filluan punën për vendosjen e tabelave të para në lagjen e fundit të Gërmenjit, pjesë e Shtegut Gërmenj – Babunjë 14 km.

Kjo është vetëm faza e parë e vendosjes (montimit) së sinjalistikës në Shtegun e Gjenerukës, afro 40 tabela, pjesë e Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta. Ky shteg ka disa hyrje për në pjeën e Gjenerukës dhe ky segment me hyrje nga Gërmenji drejt skajit perëndimor, Babunjë është një prej shtigjeve të Pyllit të Gjenerukës i cili nxjerr në aksin kryesor të pjesës së sipërme të kodrës së Parkut të apasionuarit, vizitorët apo turistët dhe që mund të frekuentohet lehtësisht edhe me bicikleta.
Montimi i sinjalistikës shoqëruar me hartën përkatëse si dhe shënjimi i saj në terren nga vetë nxënësit me mjetet përkatëse, u shoqërua me gjithë informacionin e duhur duke shteruar cdo pyetje të nxënësve nga specialisti i AdZM Fier Ervin Allushi dhe kordinatori i projektit Shkëlqim Bylykbashi.

Bashkëpunimi me nxënësit u thellua duke nxitur diskutimin jo vetëm për njohuritë mbi shtigjet, sinjalistikën dhe mirëmbajtjen e tyre në vijimësi por edhe si një hapësirë për punësim e përfitim ekonomik të zonës nga rritja e numrit të vizitorëve apo personave që frekuentojnë këtë pjesë të parkut.

Këto aktivitete u zhvilluan në kuadër të projektit: “Përmirësimi i Biodiversitetit dhe Infrastrukturës Turistike në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta” i cili po zbatohet nga organizata Horizont EU Albania, mentorimin e AOS i koordinuar nga Tour du Valat – TdV, financuar nga Agence Française de Développement – AFD

Horizont EU