Ne kuader te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” dy organizatat zbatuese Horizont EU dhe MEN bashke me AdZM Fier ishin pjesemarrese ne organizimin e panairit agro-kulturor ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta ne kuader te dites se pelikanit kaçurrel simbolit dhe atraksionit te ketij parku.
Pjesemarres te shumte nga bizneset e shumta te zones se Divjakes si dhe shkolla te mesme dhe 9-vjeçare ekspozuan punet dhe produktet e tyre per te gjithe pjesemarresit ne kete panair.
Drejtori i AdZM Fier Ardian Koçi krahas falenderimeve per pjesemarresit permendi edhe disa shifra impresionuese te foleve te pelikanit, numer i cili ka arritur ne 68 fole. Nje shifer kjo e cila eshte e krahasueshme me ate te para 20 viteve, duke rikthyer ne kete menyre pelikanin kaçurrel ne lagunen e Karavstase.
Zamir Dedej drejtori i Zonave te Mbrojtura te Shqiperise vleresoi punen e mire te AdZM Fier dhe stafit te saj ne shtimin e Pelikanit Kaçurrel nje specie e rralle e cila riprodhohet vetem ne lagunen e Karavastase.
Gjithashtu nje fjalim te shkurter mbajti edhe Shkelqim Bylykbashi Kryetari i shoqates Horizont EU ku shprehu kenaqesine e bashkepunimit me AdZM Fier per te promovuar vlerat e shumta qe ka PKDK.
Me pas pjesemarresit shijuan dhe pane nga afer produktet e ekspozuara ne tendat e panairit.
Organizimi i ketij panairi agro kulturor ne PKDK ka si qellim forcimin e partneritetit mes gjithe aktoreve lokale AdZM, Bashkia Divjake, OJF-te lokale si dhe biznesi turistik apo biznesi me aktivitet brenda Zonave te Mbrojtura te Parkut Divjake – Karavasta, per promovimin dhe perdorimin e qendrueshem te resurseve natyrore lokale nepermjet ketij projekti do te synohet te advokohet zhvillimi i nje ekoturizmi te qendrueshem lokal me baze natyren permes organizimit te panaireve agro-kulturore ne PKDK.
Panairet jane te rendesishem pasi sherbejne si nxitje dhe promovim jo vetem per operatoret lokale si dhe komunitetin por edhe per pushtetin vendor.
Si pjese te ketij panairi jemi munduar te perfshijme edhe trashegimine kulturore te zakoneve dhe traditave te zones me baze natyren. Keto aktivitete jemi perpjekur ti kombinojme edhe me aktivitete te nxenesve te shkollave si dhe guidat natyrore te te rinjve te zones pas perfundimit te ketij aktiviteti.
Duam te japim nje vleresim te vecante cdo subjekti pjesemarres qe eshte perfshire ne kete panair duke respektuar vleren dhe traditen e zones se Divjakes dhe rrethinave te saj, si nje pasuri per te gjithe vizitoret e Parkut Kombetar Divjake – Karavasta. Promovimi i perdorimit te qendrueshëm i burimeve natyrore te ekosistemit te Parkut Kombetar Divjake – Karavasta nepermjet advokimit per fuqizimin e pjesmarrjes se komunitetit lokal, njesive te veteqeverisjes vendore, agjensive ligjzbatuese e aktoreve te interesuar per te shtuar, permiresuar e zbatuar masat që kane ne fokus perdorimin e qendrueshem te burimeve natyrore te zones.
LISTA E SUBJEKTEVE NE PANAIRIN E ORGANIZUAR NE “DITEN E PELIKANIT”.
- Adriatik RRASA Punim ne gure e dru
- Violeta THEMIU Qendistari
- Adriatik KAJA Gatime tradicionale te zones
- Judmir MEBELLI Prodhues ambalazhi per fruta perime
- Tani MEBELLI Perpunim Qumeshti (vellezerit mebelli shpk)
- Tomor MALKO Tregti te prodhimeve iktike (peshk)(Bar rest. Tomor malko)
- Kudret DONGA Prodhues & grumbullues fruta perime
- Josif GORREA Prodhues e Tregtim fara e fidane per perime/patate. (LISAR SEEDLINGS shpk)
- Fatos LICO Grumbullues EXPORTUES fruta perime (Agro.lico.shpk)
- Muharrem (Lem) ARAPI Kultivues e tregtar Lule e dru dekorative
- Altin PRENDI Gatime tradicionale te zones
- Medi KAJA Gatime tradicionale te zones
- DIVJAKA RESORT Gatime tradicionale te zones
- Ali (Kali ) MURRIZI Gatime tradicionale te zones
- Haxhi XHUMARI Birre me kriko
- DELTADON & AJKA
- Shkolla e Mesme GRABIAN
- Shkolla e Mesme RREMAS