Fjala e plote e Kr. te HEU z. Bylykbashi mbajtur ne takimin permbylles Reload

Pershendetje miq, te ftuar, te rinj e te reja dhe ne vecanti banoret e bllokut ku po kryejme kete ceremoni permbyllese per kete projekt. Shpresojme dhe urojme te kemi nxitur tek ju ndjenjen e bashkepunimit mes njeri – tjetrit dhe kjo ne interesin tuaj te perbashket pasi jetoni ne kete vend ndaj duhet te bashkepunoni patjeter.

Organizata Horizont EU me keto dy objekte te fundit kendi i lojerave per femije dhe fusha e ping – pongut per te rinj, mbyll projektin “Rinia si faktor ndryshimi në realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.

Me këtë  rast dua të falënderoj te gjithe ata qe na besuan per te bashkepunuar ne realizimin sa me me sukses te ketij projketi, te cilin do ta vleresoja si nje nga projektet ku te jepet mundesia te njohesh  njerez te mire e te rij te qarte e te bindur ne vendimet e zgjedhjet e tyre por ne vecanti ne te ardhmen e tyre.

Bashkia Lushnje ka nje program te saj zhvillimi dhe secili e gjen veten ne nje nga pikat e ketij programi dhe per ne OJF-te ka patur mundesi te japin edhe mendimet apo sugjerime tona per caktimin e prioriteteve e per kete duhet falenderuar edhe Reload qe e ka kriter ne punen e saj kete kordinim te rendesishem mes aktoreve lokale, si OJF-te.

Sot ne i japim fund projektit ne kete bllok banime por jam i sigurt qe ky nuk do te jete investimi i vetem pasi te tjera projekte do te kete ne vijimesi dhe per kete e rendesihme eshte qe komuniteti te jete pezent aty ku diskutohet dhe meren vendime per ta ne forume te ndryshme, rajonin apo degjesat publike dhe Keshillin Bashkiak ku secili prej jush mund te mare pjese lehtesisht si nje e drejte qe jua jep ligji. Nese do te jeni pjese e diskutimit do te mund te shprehni versionin tuaj si banore mbi zhvillimin apo investimin qe do te kryhet ne lagjen, bllokun apo pallatin tuaj.

Krijimi i disa lehtesirave me stola dhe kosha mbetjesh ditore ne kete bllok banimi jane nje vlere e shtuar dhe krijimi i nje ambjenti shlodhes per ju dhe femijet tuaj. Vendosja e stolave, koshave, kendit te lojerave si dhe fusha e ping – pongut jane te vonuara ndoshta por tashme jane realitet dhe do te perdoren e argetojne te gjithe banoret e ketij blloku banimi. Kerkohet bashkepunimi juaj per mirembajtjen e tyre dhe ne vecanti te rinise si forca me active dhe trasheguesja e ketyre te mirave materiale.

Rinia duhet te mare pergjegjesite e saj per ndryshimin pozitiv te cdo realiteti sepse tashme mundesite jane. Sigurisht asgje nuk vjen nese rri dhe e pret, por duhet kerkuar e fituar sepse  e tille eshte jeta, ka sfida dhe pergjegjesi te cilat e bejne ate te bukur dhe interesante.

Krijimi i disa kushteve si ky project natyrisht qe nuk mjaftojne por duhet te kerkojme gjithmone dhe te persosim cdo dite cilesisne e jetes sone ne cdo aspekt te saj.

Dua te falenderoj te gjithe bashkepunetoret tane qe na u bee krahe dhe lehtesuan ne finalizimin me sukses te ketij projekti si Zyren Arsimore Vendore Lushnje, shkollat e sistemit arsimor ne vecanti shk 18 tetori, Jani, Nushi, shk Profesionale Hasan Gina, shk Skender Libohova me femijet dhe te rinjte qe sollen punimet ne pikture me idete se si e shoin ata realitetin me syte e tyre nepermjet piktures si dhe diskutimet serioze dhe plot mendesi bashkekohore te shprehura gjate oreve te edukimit dhe ndergjegjesimit mjedisor ne keto shkolla.

Falenderime te vecanta dua te bej per banoret dhe te rinjte e ketij blloku banimi per ndihmen dhe bashkepunimin e tyre gjate gjithe kohes apo diskutimeve ne terren per menyren e komunikimit dhe vendet ku do te vendoseshin objektet si dhe bashkine me zyren e projekteve si dhe Rajonin nr 4 me Benardin ne krye qe ne cdo situate me jane gjindur  ne terren dhe ofruar cdo ndihme te mundeshme si ne aspektin ligjor edhe ate institucional. Ndermarja e Pasurise Publike ka shoqeruar cdo nderhyrje te Horizont EU me infrastructure ndihmese duke plotesuar cdo nderhyrje dhe nga ana e gjelberimit. Natyrisht kjo vjen fale frymes qe kjo bashki ka lidhur me vleresimin per projektet dhe bashkepuniet mes ketyre sektoreve sepse ka ne krye nje kryetare qe njeh dhe vlereson mire cdo partner qe ofron seriozitet, cilesi dhe ndryshim pozitiv ne bashkine qe ajo drejton,  zj Eriselda Sefa te cilen e ftoj te beje pershendetje e rastit.

Faleminderit te gjitheve per besimin dhe bashkepunimin e shpresoj qe kemi lene gjurmen tone ne ndryshimin e realieteit mjedisor e sportive ne bllokun tuaj te banimit.

Faleminderit!