Ekuinoksi pranveror 2020

A e dini se këtë vit ekuinoksi pranveror, ose dita që shënon zyrtarisht fillimin e verës, eshte në 20 Mars, në orën 4:50?
Kuptimi i këtij fenomeni astronomik qëndron në fjalën “aqeuinoctium”, e përbërë nga termi “aequus”, që do të thotë “i barabartë” dhe “nox” i cili do të thotë “natë”.

Pikërisht për këtë arsye, Google po i kushton Doodle 19 Marsit fillimit të verës.
Arsyeja pse po postojmë këtë pikërisht kur po jetojmë një situatë kaq delikate?
Sepse situatat kalojnë. Fenomenet e tilla do qëndrojnë.

90246714_3254923544527014_2300546927990669312_o

Dy ekuinokset, ai i Pranverës dhe i Vjeshtës, korrespondojnë me një event astronomik të saktë, që latinët i dhanë emrin aequinoctium, pra, nata e njëjtë, pavarësisht se ka diferenca të vogla.

Kalendari Gregorian që është në fuqi, përbëhet nga 365 ditë, por nuk pasqyron me saktësi të plotë vitin tokësor, domethënë kohëzgjatjen e saktë të orbitës së Tokës përreth Diellit, që është 365 ditë, 6 orë, 9 min e 10 sekonda.

Për kompensimin e kësaj kohe, zgjidhja më e mirë ishte aplikuimi i viteve të brishtë, pra shtimi i një dite në fund të Shkurtit, çdo katër vjet.