Divjake-Karavasta/ Horizont EU dhe MEN sebashku me nxenesit e shkolles Kryekuq, shtojne siperfaqet e pyllezuara ne Park

Ndryshimet e klimes po ndikojne ne te gjithe globin duke shfaqur fenomene dhe dukuri te demshme per natyren, gjallesat dhe njeriun. Nje fenomen i tille ka ndodhur e dhe ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta duke bere qe deti te terhiqet ne brendesi te tij, gje e cila ka shtuar ne menyre te konsiderueshme siperfaqen e brezit te reres.  AdZM Fier i ka kushtuar nje vemendje te shtuar ketij fenomeni duke pyllezuar me pishe nje siperfaqe te konsiderueshme te brezit te reres ne plazh.
Shoqatat mjedisore Horizont EU dhe Mireqeverisja e Ekosistemeve Natyrore (MEN) sebashku me nxenes te shkolles “Hysen Malko” Kryekuq dhe banore te zones, sot mbollen rreth 150 fidan pishe ne siperfaqet boshe te Parkut Kombetar Divjake-Karavasta.

 

Parku Kombetar Divjake – Karavasta, perben nje vlere te spikatur dhe unike te trashegimise natyrore jo vetem per Bashkine e Divjakes por te gjithe Shqiperine dhe keto aksione konkrete me nxenes dhe banore te zones forcojne lidhjen dhe njohurite e tyre me Zonat e Mbrojtura. Kjo forme rrit ndjeshmerine ndaj PKDK si dhe nxit femijet per ruajtjen e pyjeve dhe prones publike.

Te shoqeruar nga Dr. Ardian Koçi si dhe specialistet e papertuar te AdZM-se, Kr. i shoqates Horizont EU Shkelqim Bylykbashi dhe Fadil Malko Kr. i shoqates MEN sebashku me nxenesit dhe drejtorin e shkolles “Hysen Malko” Josif Kruti  shkuan ne zonen e rezervuar per mbjellje dhe mbas nje pune sa edukuese edhe shlodhese  u pyllezua nje siperfaqe e Parkut duke bere te mundur zgjerimin e brezit te gjelber.

Me pas nxenesit vizituan Qendren e Vizitoreve ku Specialisti Ervin Allushi i njohu ata me pasurite dhe vlerat e medha PKDK.

Shkolla e Kryekuqit eshte nder shkollat me aktive ne ndihme te Parkut dhe veçanerisht ka nje numer te madh nxenesish Junior Rangers. Nxitja nga stafi pedagogjik dhe perkrahja nga AdZM e punonjesit e saj ka bere qe çdo vit vizitoret vendas e te huaj te shoqerohen ne pyll dhe pika turistike nga Junior Rangers te shkolles “Hysen Malko” Kryekuq.

Mbrojtja e natyres dhe e biodiversitetit veçanerisht ne zonat e mbrojtura vazhdon te mbetet nje nder sfidat madhore per zhvillimin e qendrueshem.

Rritja e nje brezi femijesh qe njeh dhe respekton mjedisin, floren e faunen do te ndikoje ne rritjen e numrit te vizitoreve dhe shume shpejt do ta ktheje PKDK ne nje atraksion turistik te kerkuar.