27 shtatori është datë që është zgjedhur për të përkuar me një moment të rëndësishëm në turizmin botëror, përvjetorin e miratimit të Statutit të Turizmit Botëror që ndodhi më 27 shtator 1970.
Per shkak te pandemise globale viti 2020 mbetet më i vështirë për sektorin e turizmin në të gjithë botën. Ne shqiperi pati nje renie te konsiderueshme te turisteve te huaj pavaresisht lehtesirave dhe procedurave doganore qe u krijuan nga qeveria.
Ne Diten Botërore te Turizmit ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta u zhvillua nje aktivitet me pjestaret e projektit artistik dhe kulturor “TOURNEE” , i cili mbeshtetet nga fondet e BE dhe zbatohet nga Bashkia Fier.
Te pranishmit moren informacionin e pare ne Qendren e Vizitoreve te shoqeruar nga dr. i AdZM Fier Ardian Koçi duke vazhduar me pas ne viziten ne natyre per tu njohur nga afer me vlerat dhe bukurite e PKDK.
Nen asistencen e specialisteve te parkut te vizitoret munden te vrojtonin edhe shpendet e shumte te cilet ndodhen ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta.
Gjithashtu ne kete dite simbol per turizmin ne park pati edhe vizitore te shumte vendas.