Depozitat mbi pallate, shqetesim qytetar per rreziqet

Transparenca dhe llogaridhenia e Keshillit Bashkiak ka qene ne fokus te takimit te dt 26 shtator me qytetare te ndryshem te bashkise Lushnje te cilet u informuan nga kryetari i keshillit z. Erjet Dhima mbi aktivitetin dy vjecar te keshillit. Qytetaret ne fjalen e tyre ngriten shqetesime te shumta te cilat edhe pse nuk kishin lidhje me kete aktivitet, nxirrnin ne pah dobesine e administrates e ne vecanti komunikimet e saj me qytetaret e plogeshtine ne zgjidhjen e situatave te ndryshme vecanerisht ne njesite vendore.

Takimi organizohej nga Helvetas ne kuader te projektit “Bashki te Forta” me mbeshtetjen e ambasades Zvicerane me pjesemarrjen te disa keshilltareve si Kozeta Guce, Pirro Kallajxhiu e Klement Cela  Problematikat e ngritura ishin te shumta ne numer dhe karakter dhe nje lende shume e mire per te vene pikat mbi personat pergjegjes. (Mbase kjo do te duket ne vijim, pas riorganizimit qe po kryen bashkia Lushnje me nderrimin e drejtoreve te saj per cdo sherbim ndaj qytetarit. Koha do ta tregoje se sa do te funksionoje kjo levizje).

Qytetaret me gjithe kureshtjen apo “tifozllekun” per emrat e larguar apo emeruar, ne fund te dites duan dhe kane paguar taksat per te mare sherbimin e duhur e te permiresuar.

Rrapi Prendi, mesues ne pension dhe perfaqesues i Sindikates se Mesuesve ne pension me te drejte ngriti disa shqetesime te cilat qendrojne dhe jane shqetesuese per gjithe qytetaret. Fishekzjarret qe shqetesojne ne cdo kohe e ore vecasnerisht ne mesnate duhet te eleminohen dhe kjo nuk kerkon ndonje kosto te larte pervecse impenjim te Policise se Shtetit dhe zbatim te ligjit per shkelesit.

Mungesa e tualeteve per moshat e treta ne qender te qytetit dhe ofrimi i disa kushteve minimale per kete kategori ishte nje tjeter kerkese e zotit Prendi.

Mungesa e sinjalistikes ne qytet dhe disiplinimi i mjeteve nga mungesa e parkimit rrisin rrisqet per kembesoret dhe femijet ne vecanti.

Prezenca e depozitave dhe rreziku i tyre nga reniet e taracave kur uji tashme vjen 24 ore ne dite duhet te kete nje vemendje nga autoritet e bashkise dhe policia Bashkiake e cila shume pak eshte prezente ne rolin e saj si strukture qe paguhet me taksat e qytetareve.

Kete shqetesim por te reduktuar mesues Rrapi e ngriti edhe ne mbledhjen e radhes se Keshillit Bashkiak dt 29 shtator, por pervec degjimit me rezerva dhe nje pergjigje jo shteruese nga kr e bashkise, z.    Eriselda Sefanuk pati ndonje qendrim institucional nga keshilltaret.

Horizont EU