Diten e djeshme ne dt 15 maj u mbyll me sukses konkursi i nxenesve mes 6 shkollave te bashkise Divjake mbi njohurite per Parkun Kombetar Divjake Karavasta. Ne kuader te zbatimit te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” pjese e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore te Shoqerise Civile per te promovuar mbrojtjen e natyres ne Shqiperi”, te financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi – INCA, dy organizatat fituese dhe zbatuese “Horizont EU” (HEU) dhe “Mireqeverisja Ekosistemeve Natyrore” (MEN) finalizuan mes emocionesh njohurite e mara nga nxenesit permes vizitave ne Park, ne Qendren e Vizitoreve, ne Kullen e Bashkise dhe guidat e ofruara me varka, bicikleta apo edhe me kembe si dhe atij te ofruar nga projekti me 75 pyetje bazuar mbi Planin e menaxhimit te PKDK.
Shkollat e mesme Divjake, Rremas, Grabian dhe Fierseman si dhe shkollat 9-te vjecare Kryekuq dhe Mize mbyllen me ballafaqim mes tyre garen e nisur neper shkolla sipas shortit te hedhur ne takimin e organizuar me dt 24 prill 2019 ne Qendren e Vizitoreve te PKDK.
Gara dhe serioziteti me te cilin u paraqiten shkollat ne kete konkurim, perfshiu ne emocione te gjithe te pranishmit si dhe drejtuesit e INCA-s e te ftuar me kete rast. 42 nxenes te perfshire ne 6 skuadra te shoqeruar nga dy mesues, pa perfshire tifozet e mbeshtetesit qe i shoqeronin (mesues e nxenes), u perballen ne garen e finaleve duke kaluar ore e minuta shume mbreselenese.
Pas disa oresh u percaktuan fituesit nga juria e perbere nga tre persona, nje perfaqesues nga Horizont EU dhe dy specialist te AdZM Fier, ku vlen te theksohet ndihma e madhe qe kjo administrate dhe drejtori i saj Ardian Koci kane dhene per kete projekt. Perballja mes Grabian – Divjake nxorri fitues Grabiani. Ne duelin Fierseman – Rremas fitues doli Fiersemani. Finalja Grabiani – Fiersemani dhuroi emocione dhe u deshen pyetje shtese per te percaktuar fituesin ku nuk mungoi emocioni, grinda dhe deshira e nxenesve per te mare trofeun. Fiersemani mori kupen duke zene vendin e pare dhe vendin e dyte shkolla e Grabianit.
Ballafaqimi mes dy shkollave 9-te vjecare Mize – Kryekuq u mbyll me fitoren e shkolles se Mizes duke u bere keshtu pjese e trofeut te mare ne kete projekt.
Perfshirja e ketyre shkollave u be ne kuader te nxitjes se perdorimit te resurseve natyrore qe ofron zona si dhe te zbatimit te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” organizuar nga Horizont EU dhe Mireqeverisja e Ekosistemeve Natyrore.
Qershia mbi torte eshte shperblimi qe ju beri ketyre femijeve pjesemarres bashkia Divjake nen kujdesin personal te kryetarit Fredi Kokoneshi duke mundesuar nje udhetim turistik skuadrave fituese dhe stafit pedagogjik te pefshire ne kete konkurs.
Vemendja dhe vleresimi i vazhdueshem qe kjo bashki ka ndaj sistemit arsimor dhe nxenesve te perfshire ne nisma dhe aksione konkrete me vlera per zonen, sherben si nxitje per vleresimin e natyres dhe mjedisit si nje nga sektoret me te rendesishem ku do te orientohet e ardhmja e kesaj zone, turizmi me te gjitha format qe mund te sherbehet ne vitet ne vijim, agroturizem, bioturizem, ekoturizem si dhe turizmin detar.
Divjaka ka mundesi dhe hapesira pa fund per te gjitha format e turizmit dhe Parku Kombetar Divjake-Karavasta eshte nje vlere e shtuar e pasurise qe zoti i ka faluar Divjakes pas klimes dhe njerezve punetore. Njeriut i mbetet vetem ti menaxhoje !