Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka vendosur krijimin e një database-i në lidhje me zonat e mbrojtura në Shqipëri. Pas krijimit të një harte të dhënash, secila zonë e mbrojtur do të pajiset me një pasaportë të veten.
AKZM-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit ka hapur një tender me vlerë 33 milion e 326 mijë lekë në lidhje me realizimin e projektit. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është deri më 17/05/2019.
Kompania fituese do të përmbushë disa objektiva si vlerësimin e potencialeve turistike dhe funksionimin e shtigjeve për turistët, procesin e rivlerësimit dhe ristrukturimit të sistemit të zonave të mbrojtura, përgatitjen e akteve ligjore për miratimin e sistemit të zonave të mbrojtura, etj.