Uji dhe rëndësia e tij me sytë e fëmijëve

Uji i Pijshem dhe rendesia e tij me syte e femijeve

Logo e Ujit te Pijshem ndertuar nga femijet per sha Ujesjelles Kanalizime Lushnje

 

Ndergjegjesimi mbi rendesine qe ka uji i pijshem ne aspektin jetesor per njeriun edhe ate ekonomik per ofruesin e sherbimit, sha Ujesjelles Kanalizime, ka kohe qe kerkon nje forme te re te bashkepunimit me perdoruesin apo konsumatorin.   Pare nga ky kendveshtrim dhe ne partneritet me ndermarjen afruese te ketij sherbimi, organizata Horizont EU propozoi qe menyra me e mire por edhe me impakt me afatgjate eshte ajo e ndergjegjesimit te femijeve ne shkollat publike dhe jo publike. Nxitja e ketyre nxenesve ne sistemin arsimor 9-te vjecar nepermjet gares dhe me pas te stimulit per nxenesit me ide me te mira, do te jape disa perfitime njeherazi nese shfrytezojme komunikimin me nxenesit ne disa aspekte.

Krijimi i nje logoje per sha UKL u mendua qe te shfrytezohet si nje mundesi per rritjen e kontakteve te drejtperdrejta me perdoruesit, qytetaret dhe njeherazi perfshirja e tyre ne perditesimin e ketij kontakti vizual ne praktikat shkresore ku me familjare eshte ajo e fatures se sherbimit qe mberrin periodikisht ne cdo familje.

Ndertimi i nje strategjie per te perdorur konkurimin midis nxenesve te shkollave 9-te vjecare ku gara nepermjet artit pamor te mund te sherbeje si forme per edukim dhe ndergjegjesimin ndaj ujit si nje e mire qytetare dhe pasuri publike. Per kete qellim sha Ujesjelles Kanalizime Lushnje (UKL) ne bashkepunim me organizaten Horizont EU te ciles iu besua realizimi i ketij projekti,   realizuam nje program interesant dhe mjaft te dobishem.

Sistemi arsimor ne bashkine lushnje ka 6,200 nxenes te ndare ne nivelet 4,110 nxenes sistemi 9 –te vjecar nga te cielt 3,110 sistemi publik 1,000 sistemi privat, 2,214 nxenes sistemi mesem nga te cilet 2,014 sistemi publik e 200 sistemi privat.

Nisur nga qellimi per te cilin u realizua projekti, organizatoret kerkuan nje pjesemarrje sa me te madhe te shkollave 9 vjecare por edhe te familjeve pjese e te ciles jane nxenesit e ketyre shkollave. Bashkia Lushnje ka ne territorin e saj 8 shkolla publike dhe 5 shkolla jo publike.

Krijimin e nje logoje per sha UKL dhe familjarizimin e femijeve me ndermarrjen si ofruese e nje te mire materiale te domosdoshme, shoqata Horizont EU propozoi ta perdore njeherazi edhe si fushate per ndergjegjesimin e femijeve per rolin e ujit te pishem dhe rendesine e tij ne jeten tone te perditeshme ne aspektin shendetesor, mjedisor dhe familjar. Per kete qellim i bashkuam grupit te punes edhe nje mjeke te familjes, krahas specialisteve te mjedisit dhe atij te ndermarrjes se sha Ujesjelles Kanalizime.

Nxitja e femijeve por jo vetem per nje perdorim sa me ekonomik te ujit dhe si nje e mire publike, trajtimi i ujit me dashuri dhe kujdes si dhe detyrimi per pagesen e Ujit, duhet te shkoje edhe me tej duke rritur vigjilencen ne cdo rast kur vihet re qe me te abuzohet.

Ne programet televizive, se bashku me perfaqesues te Zyres Arsimore Lushnje kerkuam duke i bere thirrje per perfshirje edhe familjareve te te afermve te nxenesve ne kete projekt, ku nepermjet artit pamor te mund te shihnin ide dhe kendveshtrime interesante mbi Ujin e Pishem.

Nxitja e shkolles dhe kolektivave mesimore per nje perdorim sa me te kujdesshem te ujit dhe cdo te mire qe natyra i ka dhuruar njeriut ishte nje tjeter pike e perqendrimit ne fushatat ndergjegjesuese me nxenesit ne shkollat 9-te vjecare te bashkise

Ne konkurim moren pjese 139 nxenes me 154 punime nga te dy sistemet e arsimit publik dhe privat ku aktivizimi ka qene i kenaqshem dhe serioz. Nga seleksionimi i pare qe ju be puneve te dorezuara u seleksionuan vetem 80 prej tyre te cilat u paraqiten perpara publikut ne ekspozite.

Tre nxenes u shpallen fitues dhe u shperblyen me nga nje vlere financiare.

Sindi Ranci             10,000   leke te reja cmimi i pare   kolegji arsimor DAKA

Dea Kembora         7,000   leke te reja cmimi i dyte   shk publike S. Libohova

Suela Duro                    5,000 leke te reja cmimi i trete   shk publike S. Libohova

Materiali u pergatit nga stafi i Horizont EU

 

Lushnje, Maj 2015