Edukim Mjedisor ne shkollat e Divjakes nga stafi i AdZM Fier

Edukimi mjedisor është një nga fushat e rëndësishme të kurrikulës së arsimit shkollor për të cilën mësuesit duhet të kujdesen lidhur me planifikimin dhe përfshirjen e veprimtarive në procesin e mësimdhënies dhe të nxënies.
Ndërgjegjësimi i nxënësve për problemet dhe rendesite e mjedisit dhe roli që luajnë individët dhe shoqëritë në shkaktimin e tyre, është shumë i rëndësishem.

Tashme eshte viti i trete qe stafi i shkelqyer i AdZM Fier dhe specialistet e tij shkojne ne shkollat 9-vjeçare dhe ato te mesme pjese e Parkut Kombetar Divjake – Karavasta por edhe ne ato jashte tij per kryer edukimin mjedisor dhe njohjen e nxenesve me vlerat dhe rendesine e parkut dhe te mjedisit.

Praktika e ndjekur per mesimdhenien duke perdorur video-projektorin me imazhe dhe tekst ka rritur interesin e nxenesve per kete lende duke marre sa me shume informacione.

Ndergjegjesimi i trashegimtareve te rinj te natyres tone i brezit te ri, eshte menyra me e mire per te ruajtuar dhe per te trasheguar vlerat natyrore qe zoti i ka falur zones se Divjakes.