Është zhvilluar këtë fundjavë në Parkun Kombetar e Divjake – Karavasta dita e Pelikanit Kaçurrel.Laguna e Karavastase është i vetmi vend folenizimi për Pelikanin Kaçurrel në Shqipëri dhe një nga vendet me shumëllojshmërinë më të madhe të shpendëve.
Prania e Pelikanit Kaçurrel në parkun e Divjakës ka shtuar numrin e vizitorëve në këtë zonë, çfarë ka sjellë dhe gjenerimin e të ardhurave për bizneset vendase.
AdZM Fier ne bashkepunim me shoqatat Horizont EU, MEN dhe AOS kane organizuar nje dite festive ne Qendren e Vizitoreve ne PKDK duke ftuar bizneset e zones dhe disa shkolla duke prezantuar traditat dhe vlerat e zones me ane te nje panairi.
I pranishem ne kete dite ishte edhe Zamir Dedej drejtor i Agjencise se Zonave te Mbrojtura te shqiperise i cili vleresoi punen e AdZM Fier dhe stafit te perkushtuar si dhe kontributin e shoqatave te cilet sebashku kane arritur shume rezultate pozitive duke mbrojtur Pelikanin Kaçurrel dhe duke bere te mundur shtimin e tij.
Ardian Koçi drejtori i AdZM Fier i paraqiti te pranishmeve disa statistika te numrit te shpendeve ne ishullin e Pelikanit i cili ka ardhur duke u rritur nga viti ne vit me shifra te pabesueshme.
10 maji dita botërore e shpendëve migratorë dhe e pelikanit kaçurrel, është kthyer në një ditë feste në Parkun Kombëtar të Divjakës.
Pelikani kaçurrel është shpendi kryesor në këtë park, duke e kthyer zonën në atraksion turistik.
AKZM dhe Administrata e Parkut ne bashkepunim me shoqatat mjedisore Horizont EU dhe MEN kanë organizuar paraditen e sotme një festë, në fokus të së cilës ishte pelikani kaçurrel, i cili si me porosi i “përshëndeti” të gjithë të pranishmit duke fluturuar mbi zonë.
Përveç këtij shpendi, aktiviteti shërbeu edhe për promovimin e vlerave të zonës. Kulinaria e Turizmi, veshjet e kultura, tërhoqën turistët vendas e të huaj duke nisur që nga punimet e bëra me shtiza, grep nga gratë e zonë, dhe deri tek ushqimet tradicionale.