Divjake: Zhvillimi i ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin

Diten e sotme ne ambjentet e Qendres se Vizitoreve ne Parkun Kombetar Divjake Karavasta u zhvillua nje takim me aktoret dhe faktoret perfshires ne zbatimin e planit te menaxhimit te ketij parku.

IMG_8166Ne kuader te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe INCA, dhe qe zbatohet nga organizatat Horizont EU dhe Mireqeverisja e Ekosistemeve Natyrore (MEN), u organizua nje takim me fokus mobilizimin dhe informimin e komunitetit te zones dhe pushtetit lokal ne funksion te zbatimit te planit te menaxhimit te Parkut Kombetar Divjake – Karavasta (PKDK) si dhe rolit dhe pergjegjesive te tyre per promovimin e eko turizmit te qendrueshem lokal me baze natyren  si nje burim financiar i rendesishem ne ekonomine vendase.

Ne kete takim krahas drejtuesve dhe perfaqesuesve te shoqatave Horizont EU dhe MEN ishin te pranishem drejtori i AdZM qarku Fier, drejtues te shkollave te mesme dhe 9-vjeçare te Bashkise Divjake, perfaqesues te mediave si dhe banore te zones se Divjakes.

IMG_8181Takimin e hapi drejtuesi i projektit dhe njeherazi dhe drejtuesi i shoqates Horizont EU Shkelqim Bylykbashi i cili beri nje permbledhje te rendesise se ketij projekti per zonen e Divjakes per te rritur dhe permiresuar sektorin e turizmit por njeherazi duke ruajtur natyren e çmuar te Parkut Kombetar Divjake Karavasta.

Ardian Koçi drejtori i AdZM Qarkut Fier nepermjet video projektorit njohu te pranishmit me rendesine e Planit te Menaxhimit te PKDK te përgatitur nëpërmjet një bashkëpunimi midis Ministrisë së Mjedisit, institucioneve të tjera shtetërore, njësitë e qeverisjes vendore kufi ose brenda  zones  se parkut, si dhe aktorë të tjerë lokale që lidhen me Parkun dhe burimet e tij natyrore.
Hartimi i Planit të Menaxhimit për Parkun Kombetar Divjake-Karavasta është realizuar nëpërmjet  Projektit për konservimin dhe përdorimin e qëndrueshëm te Parkut Kombetar Divjake-Karavasta, me pjesëmarrjen e qeverisjes vendore dhe palëve te interesuara “,  financuar nga JICA, 2012-2014.

IMG_8226IMG_8197IMG_8192IMG_8182IMG_8181IMG_8173IMG_8172IMG_8166IMG_8164IMG_8157IMG_8239IMG_8240IMG_8152IMG_8155