Sinjalistika Turistike & Shtigjet funksionale do të rrisin frekuentimin e Pyllit të Gjenerukës

Rëndësia e ruajtjes e mirëmbajtjes së shtigjeve në Zonat e Mbrojtura merr një përparësi edhe më të madhe në ditët e sotme kur numri i Vizitorëve dhe vëmëndja ndaj natyrës ka një interes të shtuar e për pasojë duhet ti përgjigjemi këtij zhvillimi pozitiv..

Orientimi dhe lehtësimi i turistëve e vizitorëve është një nga prioritetet që po i kushtohet Pyllit të Gjenerukës si pjesë e Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta nga Horizont EU shoqëruar me sinjalistikën e duhur për shtigjet që përshkrojnë këtë pjesë të Parkut me një bimësi në rritje dhe mjaft atraktive për tu eksploruar nga vizitorët apo biciklistët për shkak të relievit dhe gjelbërimit tundues.

Biseda me specialistin Ervin Allushi, pjesë e AdZM Fier u zhvillua në kuadër të projektit: “Përmirësimi i Biodiversitetit dhe Infrastrukturës Turistike në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”. Ky project i cili po zbatohet nga organizata Horizont EU Albania, i koordinuar nga Tour du Valat – TdV, financuar nga Agence Française de Développement – AFD. Pylli i Gjenerukës si pjesë e Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta ishte në fokus të emisionit Udhëkryq të dt 6 shkurt 2026 me specialistin Ervin Allushi.

Rëndësia dhe roli i Sinjalistikës Turistike, shtigjet funksionale dhe mirëmbajtja e tyre, bashkëpunimi me komunitetin, vecanërisht të rinjtë e zonës, monitorimi dhe orientimi i turistëve apo vizitorëve ishin disa prej pyetjeve që u trajtuan gjatë bisedës me z. Allushi.

Edukimi i banorëve mbi rëndësinë që kanë shtigjet dhe kthimi i tyre në favor të banorëve të zonës duke shtuar numrin e turistëve apo vizitorëve me qëllim krijimin e sa më shumë pikave apo mundësive për tu zbavitur dhe kaluar kohën e lirë në mënyrë të organizuar e për pasojë do të rritet numri i shërbimeve e bashkë me to edhe mundësitë për rritjen ekonomike të zonës nga konsumi i produkteve dhe shërbimeve nga operatorë turistikë e lokale me peshkun e freskët të Lagunës e produkte të ndyshme të zonës.

Linku i emisionit të plotë: https://www.youtube.com/watch?v=luqJn8xCTtA

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit: “Përmirësimi i Biodiversitetit dhe Infrastrukturës Turistike në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta” i cili po zbatohet nga organizata Horizont EU Albania, i koordinuar nga Tour du Valat – TdV, financuar nga Agence Française de Développement – AFD.

Marë nga Horizont EU