Përmbytjet që nxjerrin në pah mbetjet plastike dhe mangësitë ligjore mbi tokat shterpë

Shirat e rëna së fundmi krijuan prurje të mëdha e të paparashikuara të lumenjve Shkumbin e Seman! Sasia e madhe e rënë brënda një periudhe të shkurtër kohe rriti ndjeshëm nivelin e ujit duke fryrë lumenjtë dhe mbushjen deri në argjinaturat e tyre si rrallë herë vitet e fundit. Po kështu u frynë ndjeshëm edhe kanalet kullues dhe për pasojë kur uji nuk tërhiqet nga emisarët, mbetet në tokat e fermerëve. Ky proces nxorri në pah një fenomen duke marrë me vete të gjitha mbetjet e hedhura prej dekadash në brigjet e lumenjve, brënda argjinaturave.

Lushnja e Divjaka u prekën për shkak të sasisë së ujit por edhe mungesës së kullimit pasi ka disa sipërfaqe toke të cilat nuk janë në prodhim e as nuk kultivohet ndonjë kulturë shkak  të bonitetit si tokë (tokat shterpë, apo jo prodhuese). Nga mungesa e cfrytëzimit vjen edhe mungesa e mirëmbajtjes së tyre në kanale kulluese. Këto sipërfaqe tokash kërkojnë një rishikim të orientimit të tyre me ligje apo nisma lokale për t`ju ndryshuar destinacioni e për të siguruar të ardhura të një forme bashkëkohore nga përdorimi duke i ardhur në ndihmë pushtetit vendor e si rrjedhojë për të rritur investimet në shërbime e infrastrukture në fshatra e Njësi Vendore.

Divjaka e ka modelin shumë afër, vetëm një rrugë e ndan me Fierin.

Agronews