
Shoqata Horizont EU në bashkëpunim me Specialistët e AdZM Fier
zhvilluan një Orë Mjedisore me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Hysen Malko”, Kryekuq, Divjakë. Kjo shkollë ndodhet brenda Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta në vargun e kodrave që lidh Lagunën (kënetën sic e quajnë banorët) me pjesën lindore të Parkut ose sic njihet Pylli i Gjenerukës.
Gjatë aktivitetit specialisti i AdZM-s Ervin Allushi së bashku me z. Shkëlqim Bylykbashi kordinator i Horizont EU, bashkëbiseduan me nxënësit duke shpjeguar dhe testuar njohuritë e tyre mbi Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta. Z. Allushi u shpjegoi të rinjve ku shtrihet Parku, cfarë sipërfaqe ka, ç`janë ligatinat, po këneta si quhet e mjaft pyetje të tjera me qëllim edukimin e nxënësve mbi rëndësinë e Parkut dhe ç`farë të mirash sjell ky park për banorët dhe vizitorët. Nëpërmjet pyetjeve dhe bashkëbisedimit me specialistin e AdZM-së nxënësit u testuan mbi dijet që kishin marë gjatë kësaj periudhe nga familja, vizitat në park apo lëndët mësimore, si dhe u njohën me vlerat natyrore të Parkut Kombëtar Divjakë–Karavasta. Nxënësit nga ana e tyre u treguan të gatshëm për tu bërë pjesë e aksioneve konkrete për njohjen e mirëmbajtjen e shtigjeve duke kontribuar së pari me shënimin e tyre me bojë në drurë gjatë disa shtigjeve më të frekuentuara për orientimin e këmbësorëve e njëherazi duke u trajnuar nëpërmjet orëve praktike mbi rëndësinë e edukimit mjedisor në rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e natyrës. 🌿






