KURORA E BALLAGATIT është një nga shumë produktet e ekspozuara në Panirin “Ditët e Bujqësisë” hapur nga dt 23 – 25 prill në bashkinë Lushnjë.
Fabrika e Vajit të Ullirit me këtë emër e hapur së fundmi me një investim privat nga Shyqyri Kuqi në Ballagat, ka një qasje shumë bashkëkohore si në konceptim të punës po ashtu edhe në reklamimin e gjithë ciklin e produktit nga mbjellja e ullirit deri në vjeljen, përpunimin e ambalazhimin e tij me kushte e standarte më to avancuara perëndimore.
Kurora e Ballagatit – Vaj Ulliri Ekstra i Virgjër
Zbuloni esencën me vajin tonë ulliri ekstra të virgjër 100% natyral. I prodhuar me kujdes nga ullinjtë më të mirë, vaji ynë premton cilësi të lartë dhe një shije të pasur që e shndërron çdo vakt në një përvojë gastronomike.
Vaji ynë premton cilësi të lartë dhe një shije vakt në një përvojë gastronomike.
VLERAT USHQYESE (PËR 100G):
Energjia 3695 kJ/898 kcal – Një burim i lartë energjie për trupin tuaj.
Yndyra Totale: 99.88% – Plot me yndyra të shëndetshme të domosdoshme për dietën tuaj.
Yndyra të Ngopura: 13.08% – Përmban një sasi të balancuar të yndyrave të ngopura.
Proteina: 0%- Vaj ulliri i pastër pa proteina të shtuara.
Karbohidrate: 0% – Ideal për dieta me pak karbohidrate.
Kripë: 0% – Natyralisht pa kripë.
Sheqeri Total: 0% – Pa sheqerna të shtuara, perfekt për një stil jetese të shëndetshëm.
Niveli i Aciditetit: 0.33% – Siguron cilësinë dhe freskinë më të lartë.
SUGJERIME PËR PËRDORIM:
Sallata: Përdoreni në sallata të freskëta për një shije të këndshme.
Gatim: Përdoreni si bazë për gatimin e perimeve ose pjekjen e mishit.
Marinada: Përmirësoni shijen e marinadave për mish dhe perime.
Kurora e Ballagatit – Extra Virgin Olive Oil