Horizont EU dhe Kolegji “Daka” ndërgjegjësojnë të Rinjtë për vlerat e Trashëgimisë Kulturore

Ditën e premte, datë 18 prill 2025  në ambjentet e Kolegjit Arsimor “DAKA”, organizata Horizont EU bëri prezantimin e fillimit të projektit:

“Ndërgjegjësimi i të Rinjve për vlerat e Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lushnjëmundësuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).

Kolegji “DAKA” u zgjodh për shkak të një pune shumë të mirë që ka bërë drejtoria e shkollës dhe stafi pedagogjik lidhur me trashëgiminë kulturore dhe ruajtjen e traditës së zones së Myzeqesë. Një ambjent i vecantë në këtë shkollë.i është dedikuar etnografisë dhe traditës së familjes Myzeqare.

Fjalën e hapjes e mbajti koordinatori i projektit Shkëlqim Bylykbashi i cili me këtë rast bëri një përmbledhje të situatës aktuale si dhe ftoi të pranishmit, vajzat e Kolegjit “DAKA” të veshur me kostume popullore Myzeqare të bënin edhe pyetje mbi rëndësinë që ka ruajtja dhe trashëgimia e vlerave folklorike e etnografike të trevës së Myzeqesë por jo vetëm.

Në takim e mori fjalën deputetja e Kuvendit të Shqipërisë zj. Lindita Buxheli e cila vlerësoi rolin e shoqërisë civile në përgjithësi e të Horizont EU në vecanti për projektin dhe vecanërisht rëndësinë që ka përcjellja e vlerave popullore tek brezat e rinj si dhe kthimi i këtyre vlerave në Resurse Turistike duke rritur numrin e vizitorëve në të gjithë trevën me qëllim ruajtjen e traditës si dhe ndërgjegjësimin e të

rinjve për muzikën popullore si vlerë unike dhe kulturë e trashëguar nga të parët tanë ndër breza.

Niko Ferro historian dhe studiues solli në vëmëndje të pjesëmarrësve fillesat e valles Myzeqare dhe vecanërisht veshjet dhe simbolet që ato përcjellin me cdo element që prezantohen tek qytetarët. Numri i palave që ka fustanella (250 të tilla) janë tregues të numrit të luftërave që janë bërë nga të parët tanë dhe që vijnë nëpërmjet simbolikës së shpehur dhe lëvizjeve të valltarëve – theksoi historiani Ferro.

Saimir Mërtiri gazetar, theksoi rëndësinë që ka ruajtja e traditës si vlerë edukative për brezat e rinj si dhe vlerësoi kontributin e Kolegjit “DAKA” për punën e mirë që kanë bërë në krijimin e një ansambli me të rinj dhe vacanërisht ngritja e Dhomës Muzeale si pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.

Lidjona Krakulli, përfaqësuese e bashkisë vlerësoi projektin dhe tematikën e zgjedhur duke ofruar bashkëpunim të mëtejshëm për përcjelljen e eksperiencës së shkollës “DAKA” edhe në institucione të tjera arsimore si një model pozitiv dhe që ndihmon të rinjtë në socializimin e tyre si dhe krijon vlera të shtuarasa i përket ruajtjes së traditës dhe vecanërisht valles dhe veshjeve popullore aq shumë të dashura për zonën e Myzeqesë.

Takimi u mbyll me një prezantim dhe shpjegim artistik rreth lëvizjeve të solistëve nëpërmjet një materiali video të përgatitur nga gazetari Saimir Mërtiri në kuadër të projektit ku interpretohej me mjeshtëri Vallja Dyshe Myzeqare nga valltarë të ndryshëm në evente kombëtare dhe lokale.

#meki.gov.al    @www.meki.gov.al